Daci plak
Daci plak do të dilte shëtitje, ndërkohë që maçoku i vogël e pyet:
-Ku do të shkosh sot o gjysh, që e ke marrë me kaq nxitim?
-Po ja, - thotë daci plak, - do të shkoj të bëj ca seks e pastaj do të kthehem prapë, po mos i trego gjë nënë maces!
-O gjysh, o gjysh. Kam shumë qef që të bëj seks dhe unë, a do të më marrësh me vete? – i thotë maçoku i vogël.
-Epo mirë, po të marr edhe ty. –ia kthen plaku dhe nisen.
Pasi ecin nja gjysmë ore nuk shikojnë asnjë mace rrugës dhe daci plak shkon e ulet nën hijen e një peme, që ndodhej në mes të lulishtes. Në të nxehtët e asaj dite, të dy maçokët fjetën për disa orë nën hijen e pemës. Pas drekës, daci plak zgjohet i pari dhe i thotë të nipit:
-Eja, ngrihu o nipçe, a nuk u kënaqe 2 orë?! Do të shkojmë në shtëpi tani...
-O gjysh, o gjysh, të lutem, a do më lesh të bëj dhe pak seks?...
29 Prill 2008