Rajkard: “Në Moskë shkojmë ne”
“Gjithçka ose asgjë”. Kjo do të luhet në “teatrin e ëndrrave” në mitikun anglez “Old Traford”, kur Mançester Junaitid dhe Barcelona do të përballen midis tyre në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Takimi i parë në “Kamp Nou” përfundoi 0-0, ku pika kulmore e 90 minutave të para ishte humbja e penalltisë nga ana e Kristiano Ronaldos.
MANÇESTERI
Kapiteni Rajan Gigs beson se klubi i tij do të jetë në finalen e Moskës për të synuar më pas trofeun e tretë në Ligën e Kampioneve. “Ne dëshirojmë të fitojmë kampionatin dhe gjithashtu një vend në finale e Ligës së Kampioneve. Ne e kemi shansin për ta arritur atë. I kemi lojtarët”. Kristiano Ronaldo u votua si “Lojtari më i mirë i vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, ndërsa mesfushori i Arsenalit, Sesks Fabregas, u votua si “Lojtari më i mirë i ri”. Anësori i Mançester Junaitid, Ronaldo, i cili ka shënuar deri tani 38 gola në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, mundi Fernando Torres, Steven Gerrard, Cesc Fabregas, Emmanuel Adebayor dhe David James në votimin vjetor. Për portugezin ky është viti i dytë rresht që merr çmimin prestigjioz. Spanjolli Fabregas nga ana e tij mundi Torres, Micah Richards, Gabriel Agbonlahor dhe Ashley Young. Intersant është fakti se asnjë lojtar i Çelsit nuk ishte midis të nominuarëve.
BARCELONA
“Unë besoj se do ta kalojmë turin. Është një fushë e vështirë. Kemi përballë një skuadër e fortë që nuk ka frikë, me mentalitet të madh, talente dhe pa komplekse. Por, ne do të sulmojmë më shumë se në ‘Kamp Nou’ dhe kjo do të na ofrojmë më shumë mundësi. Të mbrojmë rezultatin nuk është në stilin tonë, duhet të preokupohemi për lojën tonë”. Gjithsesi një mrekulli në “Old Traford” vështirë se ndodh shpesh. Për trajnerin e Barcelonës, Frenk Rajkard ka filluar koha e lamturmirave. I pari që do të largohet është Ronaldinjo. I intervistuar nga televizionin katalanas “Canal 33” gjatë programit “Gol a Gol” Rajkard foli sfidën me skuadrën e Mançester Junaitid. Një sfidë që vlen për tërë sezonin, duke parë se kampionatin spanjoll Barcelona dështoi plotësisht. “Më vjen keq, që Ronaldinjo nuk është me ne në ‘Old Traford’. Është vërtet një mëkat. Unë jam nga ana e tij, nuk mund të harrohet kurrsesi ajo që ka bërë ai për këtë klub (Barcelonën). Jeton një moment shumë të komplikuar, por unë shpresoj se ai do të dalë dhe do t’i tregojë botës së futbollit se është i madh”, - thotë Rajkard. Edhe vetë tekniku holandez është me një këmbë jashtë “Kamp Nou”. “Do të qëndroj edhe sezonin e kaluar? Jetojmë ditë pas dite”, -është përgjigja diplomatike e tij. “Unë bëj punën time në mënyrën më të mirë”.
Liga e Kampioneve
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e kthimit
Sot, 20:45
Mançester J.-Barcelona (0-0)
Direkt në “Vizon Plus”
Të mërkurën
Çelsi-Liverpul (1-1)
Direkt në “Vizon Plus”
* Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Bastet
Mançester J.-Barcelona
Betxplorer.com
1.91 3.19 3.95
Bet-At-Home
1.85 3.30 4.20
Ëilliam Hill
1.90 3.20 3.50
“Angli-Itali 3-0”
Përse fitojnë anglezët dhe humbasin italianët
Anglia ka tre ekipe më gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ka të sigurt 1 skuadër në finalen e Moskës, duke parë faktin e thjeshtë se njëra nga gjysmëfinalet, ajo Çelsi-Liverpul, është e tëra angleze. Përkundrazi, Italia, nuk pati këtë edicion asnjë skuadër midis katër më të mirave të Europës, edhe pse në futi 4 skuadra në garë dhe Milani është ende edhe për disa javë kampioni në fuqi. Çështja pse skuadrat angleze fitojnë dhe pse ato italiane janë në krizë, ishte në fokusin e “Gazzetta dello Sport”. Ja argumentet dhe kundërargumentet.
ANGLEZET
Fitojnë, pasi janë pak angleze
1
Përse janë tre skuadra angleze në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve?
Mançester Junaitid, Çelsi e Liverpul janë skuadra multinacionale të një Premier Ligë gjithmonë e më shumë më pak angleze: padronë të huaj, trajnerë të huaj (Ferguson është skocez), lojtarë të huaj.
2
Përse kombëtarja angleze nuk fiton qysh nga viti 1966?
Sepse anglezët, shpikësit e futbollit, mendonte deri dje se Botërorët dhe Europianët ishin ndoshta një “çështje e tyre” dhe që mjaftonte për të marrë pjesë për të fituar. Tani problemi është ndryshe. Vetëm 38 për qind e lojtarë të Premier Ligë janë anglezë.
3
Përse Premier Ligës është kaq e fortë?
Sepse është shumë mirë e organizuar, pa kompromise e skandale. Një vend me ligje të qarta dhe ekonomi solide. Nuk ka manovra politike për të bllokuar Abramoviç e Kompani. Tradita dhe milionat prodhojnë spektakël për një audiencë botërore.
ITALIANET
Janë në krizë, por në Europë është ndryshe
1
Përse nuk është të paktën një skuadër italiane në gjysmëfinale?
Sepse në 9 orë ndeshje kundër anglezëve, Milani, Interi, Roma nuk shënuan qoftë edhe një gol, me pesë humbje dhe një 0-0 të kuqezinjve në ndeshjen e vajtjes me Arsenalin. Dhe pavarësisht disa episodeve, Arsenali, Liverpuli dhe Mançester Junaitid në përballjet e dyfishta ishin superiorë.
2
Përse vetëm Milani ka fituar në vitet e fundit?
Sepse Milani ka një eksperiencë ndërkombëtare, me rrënjë të thella. Përveç Juves, që fitoi në vitin 1996, dhe arriti më pas edhe tri herë të tjera në finale, vetëm Interi hyri në gjysmëfinale në vitin 2003, i eliminuar pikërisht nga Milani. Shumë pak për futbollin italian.
3
Paraqitja e dobët do të influencojë te Italia në Europian?
Jo, pasi Italia e fitoi Botërorin në vitin në të cilin asnjë skuadër nuk ishte finaliste. Në Ligën e Kampioneve vendosin të huajt dhe nuk është e rastit që anglezët mungojnë në Euro 2008. Dhe fakti që skuadrat italiane mungojnë në Ligën e Kampioneve, mund t’u japë më shumë motivim “axurrëve” të Donadonit.
Morati: “Derbi me Milanin do të jetë special”
“Barça, të jap Ibrahimoviçin, por në këmbim të Lionel Mesit”
Milani e ka të qartë. Të fitojë kundër Interit të këtij sezoni do të thotë një vend i katërt dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Por për presidentin e Interit, Morati, të fitojë ndaj rivalëve të përjetshëm “vlen sa një finale e Ligës së Kampioneve”. Milani nuk kërkon ta mitizojë ndeshjen me kampionët në fuqi, duke i dhënë kornizën e një ndeshje, por jo të përmasave të një derbi për jetë a vdekje. Padroni i Interit ka mendimin e tij. “Në disa aspekte ky derbi duket si një finale e Ligës së Kampioneve. Ka një vlerë superiore pasi të dyja skuadrat do ta luajnë këtë ndeshje për të arritur një objektiv të rëndësishëm”. Morati dëshiron në të njëjtën ditë fitoren ndaj Milanit dhe titullin kampion, të tretin rresht: “Është e qartë që lojtarët tanë do të japin gjithçka. Nuk do ta nënvlerësojmë në asnjë mënyrë. Të gjitha ndeshjet derbi kanë peshën specifike të tyre. Janë të bukur dhe është vështirë të gjesh të ngjashëm”. Morati bën edhe një ofertë drejt Barcelonës. “Ju japim Ibrahimoviçin, por në këmbim të Lionel Mesit. Ndoshta suedezi pëlqen Barcelonën, por ai më pëlqen edhe mua. Por, unë pëlqej gjithashtu edhe Mesin”, -citohet Morati nga goal.com.
29 Prill 2008