Rama i fundit në Tropojë!
Martin Leka
Qysh ditën kur në Parlament u kalua në mënyrën më groteske, pa asnjë tryezë debati serioz e në mënyrë të rrufeshme amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, u pa qartë se si “ra” opozita e PS-së! Madje, ra pa nder, jo si dëshmore, por si një “dashnore” e maxhorancës. (Vini re: Ka muaj të tërë që lideri i PS-së mundohet t’u shpjegojë socialistëve të mirat e bimëve perimore, ndërsa për Kushtetutën iu deshën vetëm katër ditë ta miratonte, pa i pyetur fare socialistët, përveç Berishës!…).
Këtu nuk është çështja thjeshtë për një marrëveshje me maxhorancën, pasi marrëveshje të tilla njihen dhe në rastin kur ato përligjen për arsye madhore, janë edhe demokratike, edhe produktive.
Një ndër këto arsye, e mirëkuptueshme, mund të ishte një pakt i gjerë i opozitës para Samitit të Bukureshtit, ku siç dihet, Shqipëria mori ftesën e pranimit në NATO. Por pas kësaj, pritej që opozita të zgjohej e të vijonte luftën e saj politike kundër qeverisë së Berishës, të cilën vetë PS-ja e ka cilësuar si “qeveria me bilancin më kriminal që ka njohur Shqipëria që prej 17 vjetësh”. Në këtë mënyrë, PS dhe lidershipi i saj do të mund të pastronin veten nga akuzat për “kapje” të saj dhe do të bindnin elektoratin, se “tradhtia” për ta ishte një nocion fals.
Por nuk ndodhi kështu. Të gjitha “urat” dhe të gjithë “ujërat” e PS-së të çonin në qeveri. Kësaj here nuk do të çuditeshim fare dhe do provonim në praktikë atë që shpesh quhet “ekstremet puqen(puthen). A ju kujtohet se si Berisha dhe Rama ishin bashkë në fillim të viteve ’90 në luftë për rrëzimin e komunizmit?! Ishin bashkë, por vetëm për pak kohë, pasi sipas shprehjes “nuk mund të këndojnë dy gjela në një plep”, ata u ndanë, për të qenë kundërshtarë të rreptë, gjer në armiqësi.
Pikërisht pas kaq vitesh, këta të dy bëhen bashkë, puqen(puthen)! Dhe për çfarë? Thjeshtë për interesa meskine, për interesa të ruajtjes së pushtetit. Po të flasësh për Berishën, duke njohur karakterin e ashpër politik dhe frymën autoritariste të drejtimit, kjo nuk do të zgjonte ndonjë interes të madh. Por kur flasim për liderin e opozitës, puna ndryshon, ose më saktë ndryshonte, sepse tani nuk duket se kanë ndonjë dallim të madh përsa i përket etheve të marrjes e çimentimit të pushtetit të tyre personal, siç e bënë këtë edhe me ligj, me ndryshimet e disa neneve të Kushtetutës!
Eshtë thënë e stërthënë se me sa papërgjegjshmëri politike, sidomos nga lidershipi i PS-së, u bënë ndryshimet kushtetuese, gjoja në emër të një konsensusi të gjerë. Por në gjithë këtë zhvillim të paprecedent, ajo që të bie në sy menjëherë është “mirënjohja” që Berisha po i tregon lidershipit të socialistëve, përkatësisht liderit të saj.
Ja se si!
* * *
Ditët e fundit, na u shfaq si një “ngjarje e madhe” vizita në Tropojë e Ramës në kuadrin e dia(mono)logut me Shqipërinë. Madje nga zyrat ku prodhohen dhe montohen kasetat për në eter të liderit të PS-së, u kujdesën në mënyrë naive për të na e dhënë këtë si një ngjarje historike, si të parën e një lideri socialist në “kullën e ndalueme”?! Për disa “socialistë” të konvertuar e të ardhun rishtas pas kryetarit, kjo mund të jetë e vërtetë. Por jo për socialistët, të cilët kanë një histori shumë më të gjatë e më interesante se sa historia e këtyre dy vjetëve. Sepse për ta, Rama është i fundit që shkon në Tropojë.
Ka qenë një kohë e tmerrshme demokracie e lirie opozitare për socialistët kur e kanë marrë rrugën e “Qafës së Malit” për në Bajram Curri! Kohë kur nuk të gjuanin me gurë, por me predha?!...
Diku nga viti ’93 në Tropojë ka qenë ish-kryetari socialist në opozitë, Fatos Nano. Ka qenë më pas ish-kryeministri Pandeli Majko. Disa herë në Tropojë ka qenë ish-kryeministri Ilir Meta. Të gjithë këta kanë guxuar të shkojnë në “vendin e ndaluem”, duke shpërfillur edhe rregulla sigurie, në mungesë të garancive për mbrojtjen e tyre. Kjo është e vërteta “historike”. Këtu qëndron edhe ndryshimi mes këtyre liderëve të PS-së dhe Ramës: sot nuk është e vështirë të shkosh në Tropojë, për më tepër i mbrojtur e i siguruar nga truproja qeveritare. Duket shumë vonë të njohësh Tropojën dhe bukuritë e saj në moshën 50-vjeçare, për më tepër, pasi ke bërë një marrëveshje marroqe me maxhorancën për ruajtjen reciproke të pushtetit të dy njerëzve.
Që Rama shkoi në Tropojë në këto kushte, nuk është as sfidë, as zbulim. Vizita në “konakun” e Berishës duket si një “qokë” mirënjohjeje për bashkëpunimin e tyre. Epike, sigurisht! Folklorike gjithashtu! “Bacë, u kry dhe kjo punë! Keni t’fala nga shoku em n’Tiranë”…?!