E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, programet orientuese brenda javës në çdo shkollë

 zirina llambroProgramet orientuese të lëndëve të detyrueshme dhe atyre me zgjedhje tashmë janë gati. Mbi bazën e tyre të gjithë kandidatët për në shkollat e larta do të përgatiten për testet, të cilave  do t’u nënshtrohen në muajin qershor. Brenda kësaj jave këto materiale  do të shpërndahen në të gjitha shkollat e vendit. Ministria e Arsimit, që prej ditës së shtunë, i ka publikuar në faqen e saj zyrtare për të gjithë të interesuarit. Nga sa theksojnë specialistët, programet nuk kanë ndryshime të mëdha krahasuar me një vit më parë.  Sipas MASH edhe vështirësia e testeve këtë vit nuk do të jetë mbi mesataren. Gjithsej janë 14 programe orientuese  me temat ku do të përqendrohen maturantët për po kaq lëndë. Dy prej tyre janë matematika dhe letërsia të detyrueshme për të gjithë. Pjesa tjetër i përkasin bllokut të lëndëve me zgjedhje. Nga ky grup të gjithë ata që duan të nisin shkollën e lartë duhet  caktojnë dy, në mënyrë që të quhet e ezauruar matura shtetërore me të 5 komponentët e saj ,ku veç provimeve bën pjesë edhe mesatarja. Ndërkohë  brenda kësaj jave  pritet te shpallet rregullorja e maturës shtetërore. Ndryshimet në të do të jenë të karakterit administrativ.  Bëhet fjalë për ambientet, ku maturantet do të zhvillojnë provimet,e mënyra si do organizohet provimi. Nga sa ka deklaruar kreu i MASH  gjimnazistet në rrethet më të vogla do te grumbullohen në një godinë në qytet, në një sallë të madhe dhe jo më në ambientet e shkollave të tyre. Ndërkohë, do të trajnohen më mirë administratorët e rretheve, pasi ata nuk kanë cilësinë e atyre në Tirane. Këto ndryshime vijnë pas konstatimit të abuzimeve nga mësuesit në rrethe të vendit. Në rregulloren e maturës shtetërore përcaktohen edhe penalizimet për nxënësit. Nisur nga eksperiencat e viteve të kaluara, nëse një maturant kapet duke kopjuar në ambientet e provimit atëherë ai përjashtohet nga provimi dhe humbet për një vit të drejtën e kandidimit në universitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›