E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia ndryshon kushtet për lejen e qëndrimit

 Ndryshojnë rregullat e marrjes së lejes së qëndrimit në Itali. Skema e re do të aplikohet mbi bazën e një sistemi pikësh. Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, pritet të prezantojë dekretin e ri në Këshillin e Ministrave të shtetit fqinj. Sipas këtij dekreti, emigrantët në pritje të lejes së qëndrimit duhet të firmosin një marrëveshje për integrimin me një seri detyrimesh për t’u përmbushur. Mes tyre, njohja e gjuhës italiane, regjistrimi në shërbimin shëndetësor kombëtar dhe njohja e Kushtetutës italiane.”Leja e qëndrimit në bazë të pikëve të marra, është aktualisht një ligj pasi është pjesë e paketës së sigurisë që është miratuar vitin e kaluar.”,ka deklaruar disa ditë më mirë ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni. Ai theksoi se ideja  e lejes së qëndrimit në bazë të pikëve shihet si ndihmë në  integrimin e qytetarëve jo italianë që vijnë në Itali për të punuar. Për arritjen e objektivave të integrimit, siç është dhe njohja e gjuhës italiane, janë vënë në dispozicion struktura publike që nuk janë në kurriz të qytetarit të huaj. Pastaj, nëse ky i fundit nuk do të dojë të ndjekë kurset e gjuhës italiane për të arritur objektivat, do të jetë i vetëdijshëm të përjashtohet. Brenda dy vitesh emigrantët duhet të arrijnë kuotën e 30 pikëve. Nëse gjatë kësaj kohe emigranti kryen ndonjë krim pikët do të ulen. Nëse pas dy vjetësh nuk arrihet kuota e 30 pikëve, do ti jepet dhe një vit tjetër kohë. Nëse nuk arrin kuotën e 30 pikëve edhe pas një viti shtesë, atëherë do të përjashtohet nga vendi.                             E.Dodaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›