Lushnja, “viktima” e merkatos
"Ke nevoje per ndonje lojtar? Nese te duhet te plotesosh ndonje gje, mund te marrim lojtare nga Lushnja. Aty nuk ka as financim, asgje prej gjeje. Mund te bisedojme dhe mund te vendosim shume thjeshte", eshte nje copez e shkeputur nga dialogu i njerzve te merkatos, qe prej vitesh tek ne zhvillohet ne nivele te uleta dhe amatoreske. Gjendja qe ka Lushnja, po shfrytezohet dhe mund te beje hapa te metejshem se prapthi, tani qe kampionati i superiores i ka ditet e numeruara. Futbollistet e Lushnjes, qe e ndiejne veten te afte per te luajtur ne superiore, i kane kapur prej kohesh njerezit qe dominojne tregun e veres. Ne futbollin tone, lojtaret njihen pak a shume per cilesite dhe vlerat e tyre; sa mund te japin e ku mund te shprehen. Ne krizen qe ka mberthyer futbollin verdhejeshil, Lushnja ka qene e piketuara e radhes, per te rrembyer lojtare e per te rregulluar te tjeret. Gjyla te Partizani, Xhafa te Dinamo, Dhima me nje kembe te Flamurtari. Spaho, Ndoni, Borici dhe Sefa te Shkumbini. Kaq per momentin, sepse ka dhe emra te tjere te spikatur prej vitesh ne kampionat ne radhet e verdhejeshileve. A.A.
(Sport Ekspres)