E Diel, 1 Nëntor 2026

Burreli i gatshëm për Gramshin, takimi mund të luhet në Fushë-Krujë

Nga Ilir Cara

Matjanët kërkojnë që sezonin e ri ta nisin me frymën që skuadra shpalosi në pjesën e dytë të kampionatit të fundit. Ashtu si në fazën e dytë të sezonit të shkuar, skuadra e Burrelit do të jetë e mbipopulluar nga futbollistët jabanxhi.

Drejtimi i Burrelit të ri i është besuar shkodranit Fatjon Hasani, i cili ka arritur të ketë nën urdhrat e tij disa futbollistë që kanë dalë nga dyert e Vllaznisë. Skuadra ka kryer një fazë përgatitore verore të kënaqshme dhe për trajnerin Hasani, Burreli është gati për ta nisur me sukses kampionatin që në ndeshjen e parë.

Sipas kalendarit, me 1 shtator Burreli pret Gramshin, por siç është thënë edhe më herët ky takim nuk mund të luhet në Liri Ballabani, pasi stadiumi i është nënshtruar prej javësh rikonstruksionit. Këtë takim me Gramshin, Burreli pritet ta zhvillojë në stadiumin Redi Maloku të Fushë- Krujës. Ndonëse luajnë në fushë asnjanëse, trajneri Hasani është i bindur se Burreli i ka të gjitha mundësitë për të fituar sfidë hapëse me gramshiotët.

Klubi ka përfunduar të gjitha proceduart që kanë të bëjnë me anën administrative, prandaj gjithçka varet nga futbollistët se çfarë do të japin në 90 minutëshin e parë me Gramshin. Fillimi i sezonit të shkuar ka qenë zhgënjyes për matjanët, pasi në Liri Ballabani u mundën 2-0 nga Ada.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›