E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja mposht Adën dhe merr kryesimin e vetme

Skuadra e Lushnjes merr kryesimin e Kategorisë së Parë edhe pse nuk zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Adës

 

Nga Julian Kasapi

Lushnja-Ada 1-0

Shënues, Bizhyti  77

 

 

Lushnja Spaho, Grizha, Stojkovic, Ndoni, H.Korreshi, Bizhyti, Cela {Rr.Sulo 85}, R.Sula {Prela 86}, E.Korreshi,  Canka, Gallica {Metushi 65} . Tr.A.Bano

Ada Dervishaj, Isufi, Tota, Ferlushka {Grimci80}, Ed.Doci, Zefi, Coba, Jacaj {Nika69} , Mujeci {El.Doci63} , Puka, Erkocevic. Tr.S.Nikaj

Gjyqtarë; L.Mustafaraj, B.Beriolli, E.Shehu Tr

K.Verdhë; Bizhyti 29, Isufi 44, Ferlushka 58, El.Doci 68, Erkocevic 70

Lushnja ka arritur të marrë një tjetër fitore në javën e dytë të kampionatit të Kategorisë së Dytë ndaj Adës në shtëpi. Skuadra e Banos arriti të merrte një fitore minimale, por me shumë vlera, pasi me gjashtë pikët e grumbulluara, Lushnja kryeson renditjen. Edhe pas kësaj ndeshje, skuadra tregoi se nuk është konkluduar siç duhet. Një pjesë e parë Lushnja nuk ishte e qartë në finalizimet e aksioneve duke bërë shumë gabime. Ada nga ana tjetër i kishte dhënë prioritet mbrojtjes me qëllim për të marrë një pikë. Më pas gjithçka flet për Lushnjen, por aksionet e futbollistëve të saj nuk kanë finalizim. Në minutën e 44-ët, lushnjarët shënojnë në pozicion jashtë loje me Cankën. Në fundin e pjesës së parë, Lushnja kërkon një 11-metërsh, pasi Renato Sula pengohet në zonë, por gjyqtari e konsideron simulim. Edhe pjesa e dytë nis me vrullin e skuadrës Lushnjare, por goli i saj erdhi vetëm në minutën e 77-të më anë të Bizhytit, i cili merr një top nga mesfusha e kundërshtarit dhe pasi kalon 4-5 futbollistë, del në pozicion ballor me portën dhe shkarkon të djathtën e tij duke e dërguar topin në rrjetë. Pas katër minutash, Canka kërkon dyfishimin, por topi i tij largohet nga vija e portës nga Tota. Minutat shtesë nuk sjellin ndryshim dhe lushnjarët marrin pikët e plota në takimin e dytë të sezonit.

 

Samuel Nikaj:

Bëmë një lojë dinjitoze ndaj një kundërshtari shumë të mirë. Erdhëm për të marrë një pikë por nuk ja dolëm. Shorti ynë ka qënë i vështirë, sepse kemi luajtur me Partizanin dhe Lushnjen dhe në javën e tretë do të luajmë me Besëlidhjen. Me pak fat, mendoj se mund të kishim marrë një pikë.

Artan Bano:

E rëndësishme është që fituam dhe morëm pikët. Patëm shumë raste në pjesën e parë ku shpërdoruam shumë raste. Dihet tashmë, është vështirë të luash me Adën, pasi ajo është një skuadër me djem të rinj, të cilët vujnë nga shkolla e skuadrës së Vllaznisë. Shënuam një gol me Bizhytin dhe tashmë do të mendojmë për ndeshnjen e radhës. Ne Jemi të kënaqur me pikët e plota dhe me seriozitet do punojmë për takimn e ardhshëm, ku do ti bëjmë hyzmetin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›