Lojërat Mesdhetare, gati listat për pjesëmarrësit
Lista përfundimtare për Lojërat Mesdhetare është përpiluar mbi bazën e propozimeve me anë të shkresave zyrtare të dërguara nga federatat shqiptare të sporteve përkatëse, sipas kritereve të përcaktuara më parë nga Komisioni Teknik i KOKSH. Sportet pjesëmarrëse nga Shqipëria në këtë edicion të XVII-të të Lojërave Mesdhetare janë: Atletika, Qitja sportive, Qitja Pjatelë, Gjimnastika artistike, Çiklizmi, Boksi, Futbolli, Peshëngritja, Mundja, Hipizmi, Karateja, Taekwondoja, Xhudo, Ping-Pongu dhe Noti.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)