E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi dëshiron të qëndrojë te Bajerni

Frenk Riberi do ta vazhdojë karrierën te Bajerni i Mynihut, pavarësisht fatit të dy finaleve. Ylli francez ka shprehur dëshirën për të rinovuar edhe një sezon kontratën, që skadon më 2015-ën. Fjalët e tij duket se gjejnë edhe aprovimin e shefit ekzekutiv të bavarezëve, Karl Hainz Rumenige. “I kemi mbajtur shënim fjalët e tij. Riberi është një lojtar i madh dhe qëndrimi i tij do të thotë se vazhdon të mendojë vetëm për klubin tonë”, - tha Rumenige, që konfirmon se nuk do të ketë asnjë revolucion në skuadër. Ndërsa u bën thirrje të dy tifozërive gjermane për finalen e Uemblit të evitojnë përplasjet dhe të tregojnë kulturë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›