Burri i heq velin natën, ajo kërkon divorcin
Bashkëshorti i saj i ka zbuluar fytyrën, duke i hequr velin pas 30 vitesh martesë dhe ajo është ndjerë kaq e ofenduar sa ka kërkuar divorcin prej tij.
Një grua saudite, e cila ndjek traditat e vjetra të fisit të saj me konservatorizëm ekstrem, kërkon të ndahet nga bashkëshorti. E nevrikosur, gruaja 50- vjeçare nuk ka pranuar kërkesën për falje së të shoqit dhe premtimin se nuk do ta përsërisë më këtë gjest, duke kërkuar me këmbëngulje divorcin. “Pas gjithë këtyre viteve ai ka bërë një gabim fatal”, ka cituar për të përditshmen arabe Al-Riyadh. Ngjarja ka ndodhur në një fshat afër qytetit Khamis Mushayt. Traditat këtu janë shumë të ashpra dhe grave nuk iu lejohet në asnjë mënyrë dhe asnjë rast të heqin “niqab” (velin), as para bashkëshortit të tyre. Por disa javë më parë, në mbrëmje bashkëshorti nuk i ka rezistuar dot kuriozitetit dhe është përpjekur t’i heqë velin gruas së tij. Por ky veprim sipas gruas, është një gabim që i shoqi do ta paguajë shumë shtrenjtë. Ajo është zgjuar, pasi ka ndjerë se i ka lëvizur veli i fytyrës dhe nuk ka pranuar të dëgjojë asnjë arsye nga i shoqi, duke kërkuar menjëherë divorcin dhe i qëndron besnike ende kësaj kërkese. Në rajonet arabe është zakon që gratë në publik të mbulojnë fytyrën, por jo në vendet intime. Mbulimi i fytyrës edhe në vende e ngjarje intime është një traditë shumë e vjetër që nuk ka të bëjë me besimin fetar, por me trashëgiminë e traditës në fise dhe kjo respektohet nga një numër shumë i vogël femrash, pjesa më madhe e të cilave në Arabinë Saudite.