Turizëm me rulota, pushuesit italianë pushtojnë Shqipërinë
DURRES – Plot 17 rulota të shoqatës italiane “Camper Club Italia” kanë vizituar Durrësin në itinerarin e tyre që përfshin vizita në të gjithë Shqipërinë.
Çdo kamper ka nga një çift turistësh, të gjithë italianë, të cilët kanë filluar vizitën e tyre në Shqipëri më 15 maj dhe do ta përfundojnë atë në fund të muajit, ku destinacioni i fundit do të jetë Tirana. Në orët e para të mbërritjes së tyre në Durrës, turistët me rulotat janë pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërkohë që momenti i ardhjes së tyre përpara bashkisë është shoqëruar nga tingujt e bandës frymore të Durrësit. Në takimin e zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak kryebashkiaku Dako u ka uruar mirëseardhjen turistëve italianë, që udhëtojnë me këto lloje të veçanta makinash dhe që i përkasin kryesisht turizmit kulturor, pasi turistët kanë qëllim të vizitojnë kryesisht vendet me natyrë piktoreske si dhe sitet arkeologjike. Dako deklaroi se ky lloj turizmi është krejt i ri për të gjithë vendin dhe se Durrësi do të jetë në pararojë të zhvillimit të tij. Nga ana e tyre kampersat italianë u shprehën të mrekulluar nga pritja që iu bë në qytetin e Durrësit. Këta turistë u shprehën se do ta propagandonin atë që po shihnin në Shqipëri e veçanërisht në Durrës edhe tek shoqata evropiane e “Campers” që përfshin rreth 1 milion anëtarë. Turistët e “Campers Club Italia” janë nisur nga Italia dhe pasi kanë kaluar Kroacinë e Malin e Zi kanë hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Murriqanit. Ata kanë vizituar në fillim Shkodrën e më pas Lezhën, Krujën dhe tani Durrësin. Deri në 30 maj ata do të vizitojnë 90% të territorit shqiptar, duke vijuar pas Durrësit me Fierin, Vlorën, Sarandën, Gjirokastrën, Përmetin, Leskovikun, Korçën, Pogradecin e duke përfunduar me qytetin e Tiranës. Gjatë vizitës së tyre ata do të vizitojnë natyrën e vendit, por edhe vendet arkeologjike si dhe muzetë e qyteteve të ndryshëm. o.u