“Vrasësi” i biznesmenit, rrëzohet akuza
FIER – Bie poshtë dyshimi se Guxim Çala, i arrestuar disa ditë më parë në Berat nga policia e Fierit, të jetë ekzekutori i biznesmenit Ismet Saliko.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë organit të akuzës në Fier, sipas të cilëve dosja hetimore e Çalës i ka kaluar Prokurorisë së Beratit. Mësohet se nga ana e organit të akuzës u hetua dhe u kërkuan prova të hollësishme që të tregonin nëse Çala ishte i implikuar në vrasjen e biznesmenit nga Saliko. Sipas Prokurorisë së Fierit, e vetmja akuzë e provuar ndaj tij është ajo e armëmbajtjes pa leje sepse deri tani nuk ka pasur asnjë të dhënë që të vazhdojë hetimin për vrasje. Ka qenë mungesa e provave që e kanë detyruar këtë organ të bëjë kalimin e dosjes nga Fieri për në rrethin e Beratit, vend nga i cili është i arrestuari Çala. “Ne do të vazhdonim hetimin e çështjes vetëm nëse gjenim fakte për ndonjë implikim të mundshëm në vrasjen e Salikos, por përderisa nuk i kemi, atëherë detyrimisht duhet t’ia kalojmë dokumentacionin asaj prokurorie”, janë shprehur burimet. Guxim Çala u arrestua 10 ditë më parë, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte si emigrant ekonomik. Pas kthimit ai është pikasur nga policia dhe gjatë një kontrolli në banesën e tij në Berat, i janë gjetur një armë pa leje dhe disa municione luftarake. Edhe pse versioni i vetëm zyrtar i arrestimit të tij ishte ai i “armëmbajtjes pa leje”, policia pretendoi se Çala ishte i implikuar në vrasjen e ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar në Fier. m.r