Kontrabandë me viça në kufi me Maqedoninë
PESHKOPI - Ka zgjatur pak tentativa e tre banorëve të Dibrës për të tregtuar viça e bagëti të imta kontrabandë.
Dje në orët e para të mëngjesit, shërbimet e policisë së sektorit të krimit ekonomik kanë vënë në pranga Fadil e Mariglen Tomja, të cilëve u janë bllokuar 2 mjete, 11 viça kontrabandë dhe 13 bagëti të imta që i kishin siguruar në zonën kufitare të shtetit fqinj. Policia e Peshkopisë ka prangosur gjithashtu shtetasin Edmond Capa, i cili akuzohet se ka përgatitur dokumente false për tregtarët e paligjshëm. Ndaj vëllezërve Tomja do të vihen para ligjit për tregti të paligjshme, ndërsa Capa do të ndëshkohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare. e.d