E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mos guxoni të sulmoni më gruan time

Senatori amerikan i Ilinoisit, Barak Obama, i cili është në mes të një fushatë të fortë elektorale për të fituar kandidaturën për 

zgjedhjet presidenciale në nëntor, ka paralajmëruar republikanët që të mos guxojnë të sulmojnë më gruan e tij për të ulur pikë kundër tij. Michelle Obama konsiderohet një grua e fortë. “Tennessee GOP” javën e kaluar ka publikuar online një video kundër Michelle Obama, ku shfaqet një koment i saj, të cilin rivalët e kanë vlerësuar si jo patriotik. Në një fushatë së të shoqit, znj. Obama ka deklaruar: “Për herë të parë në jetë unë jam vërtet krenare për vendin tim. Më pas ajo është shpjeguar duke thënë se, ajo është krenare për mënyrën se si amerikanët po përfshihen në politikë për herë të parë, por ajo ka qenë gjithmonë krenare për vendin e saj. Në një intervistë në rrjetin ABC në “Good Morning America,” Obama tha se: “Republikanët mund  të thonë çfarë të duan për të, nëse ai do të jetë kandidati rival i tyre, por nëse duan të përdorin time shoqe si objekt kundër meje, duhet të kenë kujdes, sepse për mua kjo është e papranueshme, nuk duhet të sulmojnë gruan apo familjen time”, tha Obama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›