E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Në mandatin e dytë do zgjidhim gjërat që lamë pezull

Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahiu, ka vijuar takimet e elektorale në qytetin e Durrësit. Ekrem Spahiu tha se "PLL, përveç vlerave historike dhe kombëtare që mbart, paraqitet para zgjedhësve me platformën dhe programin e saj elektoral, ku si prioritete mbeten çështja kombëtare, zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave, dëmshpërblimi dhe integrimi i plotë i ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë, duke mos lënë mënjanë edhe probleme të tjera që shqetësojnë shoqërinë shqiptare". Spahiu tha gjithashtu se Partia Lëvizja e Legalitetit do të kërkojë që shteti të njohë gabimet e veprimeve apo mosveprimeve të tij në lidhje me çështjen e pronave dhe se ajo zotohet që brenda një mandati qeverisës t‘i japë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›