Starova: Kjo qeveri do e anëtarësojë Shqipërinë në BE
Kryetari i PBDL-së, Arian Starova, ka vijuar takimet elektorale në kryeqytet, ku është takuar me mbështetës dhe simpatizantë të partisë së tij. Starova ka premtuar se në mandatin e dytë qeverisës, qeveria do realizojë ëndrrën e gjithë shqiptarëve për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ndaj ai i ka ftuar të gjithë mbështetësit e tij që të votojnë koalicionin e djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit. Më pas, kryetari i PBDL-së, Starova, ka bërë një përmbledhje të shkurtër në lidhje me punën e mirë që qeveria "Berisha" ka zhvilluar gjatë këtyre katër viteve. Starova ka premtuar se në mandatin e dytë katërvjeçar kjo qeveri do të përfundojë të gjithë objektivat që aktualisht kanë mbetur pezull.