Tadiç në SHBA;ndryshon rrjedha e statusit final të Kosovës
Pas disa muaj bisedimesh, shpresa për statusin përfundimtar të Kosovës në fund të këtij viti duket se po shuhet.Së fundmi këtë e shprehu zëdhëndësi i përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara Albert Rohan. Në një intërvistë ditët e fundit zoti Rohan u shpreh se shansi për të përparuar në bisedime çdo ditë e më shumë pakësohet dhe nëse vazhdohet kështu, bisedimet mund të zgjasin 10 vjet pa asnje rezulltat.
Palët nuk tërhiqën dhe nuk tolerojnë nga qëndrimet e tyre dhe si rrjedhoje paraqitet një situatë që ndikon në disa ndryshime që ndodhin kohët e fundit.Një zhvillim që nuk ka rënë shumë në sy është që mes Amerikës dhe Serbisë po lind një afrimitet i cili është i një rëndësi të veçantë për një bashkëpunim të afërt. Vizita zyrtare që bëri presidenti i Serbisë Boris Tadiç në fillim të shtatorit në Amerikë ishin hapat e parë të zhvillimit të bashkëpunimit Amerikë-Serbi si dhe duket se do ndikojë në kontradiktat në lidhje me Kosovën.Presidenti Tadiç gjatë vizitës u takua në Washingon me Ministren e Jashtme Rice, ndihmës presidentin Cheney dhe disa senator. Pasi ju shpjegoi gjatë e gjatë tezën e tij në lidhje me Kosovën, Tadiç dhe Rice firmosën një marrveshje ushtarake bashkëpunimi. Pikën kryesore të marrveshje e përbënte riformulimi i kushteve për kalimet tranzite të ushtarëve amerikanë nëpër Serbi. Sipas Marrveshjes se Dajtonit më 1995 Amerika kishte të drejtë të kalonte tranzit, por me këtë të fundit kjo e drejtë u qartësua dhe forcua më shumë.
Gjatë takimeve, Tadiç në lidhje me Kosovën u shpreh se ishte kundra pavarsisë dhe se pavarsia e saj do kërcënojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Ballkan.Nuk dihet se sa kanë ndikuar tezat e Tadiç dhe çfarë përgjigje ka marrë ai nga zyrtarët amerikanë:por mësohet se është pyetur për Mladiç dhe i është thënë se Amerika pret përgjigje në lidhje me kapjen e tij.Duke u nisur nga këto burime, gazeta serbe Blic shkruan se zyrtarët amerikanë i kanë propozuar Tadiçit, se në qoftë se deri në nëntorin e ardhshëm Serbia gjen dhe dorëzon Mladiçin në gjykatën Ndërkombëtare të krimeve të luftës, Prag, Kombet e bashkuara mund të zgjasin vendimin për pavarësinë e Kosovës deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë.
Mladiç kërkohet prej vitesh për krime kundër njerzimit në Bosnjë. Amerika është shumë e ndjeshme, nuk pranon asnjë lloj kompromisi dhe ka vënë një shpërblim prej 5 miljon dollar për kapjen e tij.Si rrjedhoje, kuptohet se Tadiç e ka kuptuar lidhjen e Amerikës mes Mladiç dhe Kosovës dhe këtë lidhje ka vendosur ta përdorë për të forcuar pozicionin e tij në bisedimet për pavarsinë e Kosovës. Për këtë arsye kuptohet se gjatë muajve në vijim Mladiç do të kapet dhe dorëzohet në Prag.Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi është i tillë: Fitorja e pavarsisë së Malit të Zi në muajin Maj bëri të pavlefshme kushtetutën e federacionit Serbi-Mali i Zi. Si rrjedhojë parlamenti serb para se të bëjë zgjedhje duhet të pranojë një kushtetutë të re. Mendohet se zgjedhjet e mundshme pa nje kushtetutë të re me shumë mundësi do të organizoheshin pasi Kosova të kishte fituar pamvarsinë dhe si rrjedhoje qeveria aktuale pro-perëndimore do të humbiste zgjedhjet, vendin e saj do ta zinte partia radikale nacionaliste serbe e cila, mund të shkaktonte probleme në Serbi dhe rajon. Amerika për të parandaluar një mundësi të tillë i jep mundësi Tadiçit duke shtyrë vendimin për Kosovën pas zgjedhjeve parlamentare të 2007-ës në këmbim të kapjes dhe dorëzimit të Mladiçit.
Shkurtimisht, pas këtyre zhvillimesh problemi i Kosovës fiton një dimension krejt tjetër.
Perktheu dhe pergatiti Dritan Laçi