Lufta kundër terrorizmit në pesë vjetët e fundit
Sulmi i 11 Shatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara, ku gjetën vdekje më shumë se tre mijë vetë jo vetëm tronditi sigurinë kombëtare të pakontestueshme më parë të SHBA’së por ngjalli nje frikë në mbarë botë. Në gjithë botën u ndërmorën masa sigurie, u ndërhy ushtarakisht në Afganistan dhe Irak për të shkaterruar rrjete terroriste dhe rrezuar qeveritë që përkrahin ato. Politikat agresive të Bushit dhe ndërhyrjet ushtarake duke anashkaluar Kombet e Bashkuara, Këshillin e Sigurimit, nëpërkëmbur sovranitetin dhe ligjet ndërkombëtare krijojnë bindjen e një politike sikur i thotë botës që kam forcën dhe kompetencat të ndërhyj në çdo vend dhe të ndërroj çdo qeveri që dëshiroj.
Disa shtete u ndjenë të pasigurta dhe të kërcënuara dhe si rrjedhoje u futën në kërkim të alternativave për të ruajtur sovranitetin. Orgazitat terroriste duke përfituar nga boshllëku i qeverive, gjëndja e mjerushme ekonomike, sociale e popullit, urrejtja e popullit ndaj forcave ushtarake të huaja kanë fituar teren me shumë se asnjëhere duke zhvilluar elasticitet dhe transformuar në grupe të vogla dhe të pamvarura nga qëndra.
Talibani, duke përfituar nga urrejtra e popullit afgan ndaj forcave të kualicionit amerikan dhe kushtet sociale është riorganizuar mirë dhe kontrollon një pjesë të mirë në periferi. Në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje 74 përqind të sulmeve të ndërmarra dhe 140 përqind të vdekjeve. Sipas istatistikave të (UNODC 2006) prodhimi i drogës ka një rritje prej 59 përqind dhe mendohet se furnizon 92 përqind të konsumit në botë. Aktualisht 30 mijë ushtarë të NATOs nuk janë në gjendje të mbajnë në kontroll situatën.
Situata në Irak është dhe më tragjike, çdo ditë vdesin dhjetra qindra vetë në atentatet kamikaze. Lufta ndërmjet sekteve Shii dhe Suni po çon vendin drejt një lufte civile. Mbi 50 përqind e popullsisë është e prekur nga dhuna dhe pasiguria. Papunësia kap shifrat 40 përqind dhe deri tani llogaritën afërsisht 100 mijë të vrarë. Demokracia e sjelle me dhunë nuk funksionon. Situata të lë për të dëshiruar Sadam Hyseyin, sherrin e së keqës cilesuar nga presidenti Bushi.
Politikat agresive amerikane në lindjen e mesme shërbyen si propogandë nga radikalëve. Zgjedhjet e Gushtit 2005 në Iran fitohen nga Ahmedinexhad. Që kur ka ardhur dekleratat e tij janë parë me shqetësim nga gjithë perëndimi. Insistimi për zhvillimin e armëve bërthamore dhe kërcënimet ndaj Izraelit duke e quajtur si kancer ne Lindjen e Mesme dhe se perëndimi duhet ti gjejë Izraelit tokë në Evropë pasi ketu nuk ka vend i ka rritur ndjeshëm popullaritetin në rajon.
Paknaqesinë dhe urrejtjen e krijuar në masë ndaj njëanshmërisë së SHBA-së gjatë sulmeve të fundit te Izraelit ndaj Libanit, duke penguar me veto vendimet e OKB, e zë simpatia e krijuar nga rezistenca që bëri organizata terroriste Hisbullah për 34 ditë radhasi ndaj sulmeve Izrealite Libanit.
Politikat e Bushit në rajon nxitën koalicionin Iran-Siri si dhe forcuan Sektin Shii dhe Hizbullahun. Përkrahja dhe mbështetja e plotë ndaj Izraelit i hapi rrugën fitorës së parashikuar të Hamasit në zgjedhjet e Janarit 2006. Gjatë fjalimeve të tij në lidhje me luftën në lindjen e mesme citimi i kryqëzatave dhe kohët e fundit citimi i islamofashizmit e jep luftës ndaj terrorizmit nje dimension fetar duke ngjallur paknaqësi dhe urrejtje jo vetën në rajon por në gjithë botën.
Megjithëse i vendosur në luften e tij ndaj terrorismin shifrat dhe faktet deri me sot tregojnë të kundërtën. Gjatë pesë vjetëve të fundit SHBA ka harxhuar 500 miljard dollarë. Më e keqja është se jo vetëm që nuk ka arritur ndonjë sukses por as nuk ka nxjerrë mësim.