E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri që bënte gjithçka me... këmbë

 

Charles Tripp ka lindur në 6 korrik 1855 në Woodstock të Ontarios (Kanada). Ai ka lindur pa duar, por gjatë jetës u bë i famshëm për përdorimin e jashtëzakonshëm të këmbëve të tij në punët që të tjerët i bëjnë me duar.

Ai nuk u mor me ekzibicion në fëmijërinë e vet, por ishte shumë i njohur në qytetin ku banonte. Kur ishte 17 vjeç ai dëgjoi për një artist të njohur në Nju Jork që u siguronte famë dhe para njerëzve të pazakontë. Shkoi në Nju Jork dhe demonstroi përpara menaxherit, rutinën e vet të mëngjesit, krehjen e kokës, rruajtjen etj., (të gjitha me këmbë). U mor menjëherë në punë dhe pak kohë më vonë, krijoi një dyshe me famë botërore me Eli Bowen. Ky i fundit, nuk kishte këmbë. Burri pa duar dhe burri pa këmbë u bënë shpejt të njohur për publikun. Tripp u martua vonë, rreth moshës 70 vjeç. Ai dha shfaqje deri në ditën e fundit të jetës. Vdiq në janar 1930 në Salisbury në moshën 75 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›