Plagosi bashkëfshatarin, dënohet me 3 vjet burg
Skrapar- Gjykata e Skraparit dënoi sot me tre vjet burg 24-vjeçarin Gjolek Zeneli, i cili një vit më parë plagosi bashkëfshatarin e tij, në grindje e sipër. Vendimi është dhënë nga kryetarja e trupit gjykues Berlinda Kondi, e cila e shpalli atë fajtor për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. I dënuari, u arrestua nhga policia në 27 shtator të vitit të shkuar, kur plagosi Valentin Vezirin. Në seancën e fundit të ngarkim tëtij kryetarja Kondi e cilësoi atë fajtor në bazë të provave të grumbulluara nga akuza. Zënka, që përfundoi në konflikt me armë, nisi për vendin e kullotës së bagëtive. Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë arrestimin në flagrancë të autorit, i cili tashmë do të vuajë dënimin që i ka mbetur.