Frikë nga provimi, vetëhelmohet 18-vjeçarja
Korçë-E frikësuar se mos mbetej në provimin e matematikës, një 18-vjeçare në Korçë ka tentuar t'i japë fund jetës. Ndryshe nga rastet tashmë të kthyera në fenomen, ku vetëhelmimet bëhen me gëlltitje fostoksine, adoleshentja ka gëlltitur pluhur larës.
Sipas burimeve policore, 18-vjeçarja A.Sh, nxënëse në vitin e katërt, nëshkollën pedagogjike të qytetit është dërguar në spital në gjendje koma.
Vajza, sipas dëshmive të para, ka qenë e terrorizuar nga provimi dhe ka pirë pluhur larës në banjën e shtëpisë. Pas konsumimit të pluhurit, vajza është ndier keq dhe ka rënë pa ndjenja përtokë.
Sipas mjekëve të Korçës, ajo ka mbërritur në gjendje kritike, por pas ndihmës së dhënë ka shënuar përmirësim brenda dy orësh.
Familjarët nuk kanë ditur të shpjegojnë veprimin e vajzës, por më pas janë vënë në dijeni prej saj. Vetë vajza ka treguar se ka dashur t'i japë fund jetës, për shkak të provimit të matematikës, që i dukej se nuk do të mund ta merte, pasi ishte tepër i vështirë. Mësohet se vajza, familja e të cilës nuk ka shumë kohë që është shpërngulur nga fshati Bishnec i Pogradecit për të banuar në Korcë, ka qenë një nxënëse e rregullt dhe me shumë seder.
Sipas mjekëve vajza ka qenë në një depresion të momentit kur kreu aktin, që mund të kishte pasoja fatale për jetën e saj. Nuk dihet nëse nxënësja e pedagogjikesdo të jetë në gjendje të ulet në bankën e provimit të matematikës pas disa ditësh së bashku me shoqet e saj të klasës.
Plagosi bashkfshatarin për kullotën, dënohet me tre vjet burg.
SKRAPAR- U arrestua nga policia një vit më parë pasi shkaktoi plagosjen e rënd të bashkfshatrit të tij pas një grindje për kullotën, ndërkohë që është dënuar me tre vjet burg. Gjolek Zeneli është përballur mesditën e djeshme me vendimin e gjykatës në seancën e nënt e të fundit në ngarkim të tij. Ka qënë kryetarja e trupit gjykues Berlinda Kondi e cila ka dhënë vendimin dje për dënimin e 24 vjeçarit me tre vjet burg.Kondi ka dhënë vendimin nga gjykata e Skraparit duke e dënuar atë me tre vjet burg me akuzën e ✠plagosjes së rëndë me dashjeâ.Gjoleka, 24 vjeç, banues në fshatin Dobrënjë, të rrethit të Skraparit, u arrestua nga policia më 27 shtator të vitit të kaluar pasi pas një grindje për motive të dobëta plagosi bashkfshatarin e tij Valentin Veziri.Në seancën e fundit të ngarim tëtij kryetarja Kondi cilësoi ✠të fajshëmâ, 24 vjeçarin duke e dënuar atë me tre vjet burg. Ngjarja për të cilën u akuzua Gjoleka dhe dje mori dënimin me tre vjet heqe të liris, ka ndodhur në shtatorin e viti të kaluar, ku pas një grindje me bashkfshatin e tij për vendin e kulltotës ai e qëlloiatë me mjete të forta duke e lënë të plagosur. Ndërsa kanë qenë punonjsit e organit blu ata që pasi kanë kryer procedurat ligjore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar në flagranc Zenelin dhe më pas oficerët e policis gjyqësore kanë përpiluar dosjen e akuzat përkatëse me të clial Zeneli është përballuar me togat e zeza dhe se ka marë dnimim përfundimtar me tre vjet burg
Kundërshtoi dhe goditi punonjësin e policisë 13 vjet burg.
BERAT- Kundërshtoj ofendoj dhe goditi punonjësin e policisë rrugore në krye të detyrës, ndërkohë që është dënuar dje nga gjykata e faktit berat me 13 vjet heqje lirie. Vasil Papafilipi, nga qyteti i Kuçovës ka dalë dje përpara togave të zezea, ku është njohur me vendimin e formës së prerë nga ana e gjyktaës pas më shumë s e8 seancave gjyqësore të zhvilluara në ngarkim të tij. Ka qënë kryetari i trupit gjykes Nazmi Troka, i cili ka shpallur dje ✠fajtorâ të akuzuarin duke e dënuar atë me 13 muajë burg për veprën penale të ✠kundërshtimitâ ✠ofendimitâ dhe ✠goditjes për shkak të detyrësâ të punonjësit të policisë, Neim Abazi. Ky i fundit denoncoi nëntorin e vitit të kaluar Papafilipin, 32 vjeç, duke e akuzuar atë se e kish kundërshtuar, ofenduar madje dhe goditur atë për shkak të detyrës. I akuzuari u arrestua nga policia mejëherë pas ngjarjes, ndërkohë që dje pas nëntë senacash gjyqësore ai është dënuar me 13 mujaë heqje lirie. Ngjarja për të cilën Papafilipi u dënua me 13 muaj burg ka ndodhur më 28 nëntor të vitit të kaluarnë dalje të qytetit të Urës-Vajgurore. Polici i shërbimi rrugorr ka qenë në shërbim ndërsa ka ndaluar një makin dhe gjatë kontrollit drejtuesimjetit e ka kundërshtuar fyer dhe së fundi edhe goditur në krye të detyrës. Nisur nga ngjara e pa zakontë polici i shërbimit ka kërkuar ndimën e grupit të gatëshëm, kanë qenë këta të fundit të cilit kanë arrutur ti vënë prangat32 vjecarit dhe kanë qenë oficerët e policis gjyqësore ata që kanë përpiluar dosjen dhe akuzat përkatse. Si dhe kanë dërguar dosjen për katëse në ngarkim të tij në gjykatën e faktit në Berat ku dhe pas 9 seancat gjyqësore trupi gjykues ka vendosur dënimin me 13 muaj burg për 32 vjecarin Papafilipiun