E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia me një këmbë jashtë kampionatit

 

Ende gjallë, por që i mban vetëm një fije në Euro 2008. Barazimi me Rumaninë, 1-1, e detyron tashmë Italinë të mundë Francën në ditën e fundit të grupit C për të arritur renditjen në çerekfinale. Madje, mund të mos mjaftojë kaq.

Pjesa e parë e lojës, që mbërtheu në ankth të paparë tifozët e dy skuadrave përfundoi në barazim 0-0. Pjesën e dytë italianët e nisën me sulm, por kanë qenë rumunët të parët që kaluan në avantazh skuadrën e tyre. Për ta shënoi Mutu, që përfitoi nga një gabim i Zambrotta-së. Vetëm një minutë më pas, Panucci barazoi rezultatin.

Sipas italianëve, gjithçka mund të kishte shkuar edhe më keq, sikur Mutu të kishte mundur të shënonte golin e penalltisë, që Buffon arriti ta priste.

Ndjeshja është cilësuar gjithsesi e trishtë për tifozët e kaltër, që kanë pritur një fitore në këtë ndeshje. Loja u zhvillua në stadiumin e Zurihut, me 30.000 spektatorë dhe arbitër T. Henning Ovrebo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›