E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers, i shqetësuar për ndotjen në Elbasan

 

ELBASAN-Ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhon Withers është ndalur në Elbasan, ku edhe janë betuar 37 vullnetarë të Korpusit të Paqes, të cilët do të shërbejnë për 2 vjet në të gjithë Shqipërinë. Përpara fillimit të kësaj ceremonie, ambasadori amerikan ka takuar Prefektin e Elbasanit Shefqet Deliallisi pa praninë e mediave. Mësohet se një nga shqetësimet e ngritura gjatë kësaj bisede ka qënë ndotja e mjedisit. Vetë ambasadori ka deklaruar se sa herë që ka udhëtuar në Elbasan ka hasur ndotjen nga industria. Ai kërkoi që të merren masa dhe të hartohet një strategji zhvillimi në shërbim të këtij qyteti, që ka një pozicion të veçantë dhe mjaft strategjik. Ndërsa në ceremoninë e betimit të vullnetarëve të trajnuar për 3 muaj në Elbasan dhe disa komuna, Withers nuk kish sesi të mos ndalej në domethënien e këtij misioni që nga themelimi në vitin 1962 nga Xhon Kenedy. Ai theksoi se ky mision është i përqëndruar në fjalën Paqe. " Ju reflektoni vlerat me të mira të vendit tonë në vendet ku do të shërbeni. Ka një lidhje të veçantë midir Shqipërisë dhe Amerikës. kjo lidhje është mbyllur me presidentin Uillson, duke llogaritur ato 50 vjet diktaturë, pa të cilat Shqipëria do të kishte të njëjtin zhvillim si Greqia dhe Italia. Janë këto 50 vjet që shqiptarët duhet të rikuperojnë me hapa të shpejta me ndihmën tonë"- tha ai, duke kujtuar edhe vizitën e presidentit Bush. Pasi është përshëndetur dhe ka uruar vullnetarët, Withers ka vizituar rrugicat e kalasë i ndjekur nga kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›