E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri vret gruandhe vajzën 17 vjeceJa skena e krimit

SHKODER-Një krim i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur sot në një fshat të Shkodrës.

Ngjarja e rende u shënua rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Samrish të Komunës Dajc në familjen Rrjolli. Mësohet se kryefamiljari Pjetër Rrjolli qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.
Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.
Krimi për motive të dobëta
Ka qënë një sherr mes gruas dhe burrit heret ne mengjes ku vajza më e madhe e shtëpisë, Kristina është mundur ta zbusë. Gjithcka ndodhi në dhomën e gjumit të ciftit. Dyshohet se Pjetër Rrjolli ka qëlluar gruan e tij, Minën dhe e ka kërcënuar atë me armë. Në moment ka ndërhyrë vajza që është munduar ti marrë babait armën nga duart. Por, tepër vonë, arma shkrehet dhe mbetet e vdekur Mina dhe plagoset rëndë dhe gjen vdekjen pas disa minutave, vajza Kristina. Ngjarja e rëndë ndodhi para syve të dy fëmijëve të tjerë të familjes Rrjolli, më të vegjël në moshë se Kristina.
Ka qënë vetë Pjetri që telefonoi policinë për cfare ndodhi në banesën e tij.

Nga informacionet që ak marrë policia, u mësua se cifti grindej vazhdimisht për motive xhelozie dhe për gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhej familja.
Policia e konsideroi vrasjen e ndodhur për motive të dobëta, ndërsa babai dhe njëkohësisht bashkëshorti vrasës ndodhet në arrest në gjendje të rëndë psikologjike. Ndërkohë dy fëmijët e vegjël të familjes janë marrë nga të afërmit qe po perpiqen ti qetësojne pas tragjedisë së ndodhur në banesën e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›