E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i KosovësSejdiu në Tiranëtakon Topin

TIRANë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu po zhvillon sot një vizitë informale në Tiranë.
I sapombërritur në Tiranë, ai ka zhvilluar menjëherë një takim me Presidentin Bamir Topi. Takimi është zhvilluar në hotelin "Rogner" në Tiranë.

Axhenda e vizitës së Presidentit Sejdiu përfshin takim të veçantë dhe me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin do të japë dhe një konference për shtyp.

Vizita në Tiranë e Presidentit Sejdiu vjen dy ditë pas dhënies së opinionit këshillimor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila e vlerësoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 plotësisht legjitime.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›