E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burroughs ‘ofendon’ moralin turk

Zyra e Prokurorit të Stambollit e ka hapur një hetim lidhur me një libër të shkruar nga shkrimtari i njohur amerikan William S. Burroughs. Libri është përkthyer dhe botuar nga Sel Publishing House në janar. Nga Express më 02 maj 2011 në ora 12:35

Gjykata i është referuar një raporti të shkruar nga Këshilli Kryeministror për Mbrojtjen e të Miturve nga Botimet Eksplicite që e ka akuzuar romanin “The Soft Machine” për ‘jopëlqim të normave morale’ dhe ‘lëndim të ndjenjave morale të njerëzve’. Shtëpia Botuese Sel Publishing ka lëshuar një njoftim për shtyp ku ka përfshirë pjesë të dëshmisë së tyre në gjykatë.

“Është e pamundur të kuptohet këmbëngulja për t’i dërguar librat e shkruar dhe të botuar për të rritur në këshille të specializuara për të mitur. Nëse i konsiderojmë gjërat nga kjo perspektivë, atëherë një numër i raporteve të tilla mund të shkruhen rreth programeve televizive, paraqitjeve mediatike dhe mijëra librave”, thuhet në dëshminë e dhënë nga shtëpia botuese.

Siç njofton gazeta turke Hurriyet, në dëshmi gjithashtu thuhet se Këshilli i Kryeministrit nuk ka kredenciale në letërsi, estetikë apo përkthim, duke shkaktuar në këtë mënyrë atë që përfaqësuesit e shtëpisë botuese e quajtën ‘vendim të çuditshëm’ të këshillit.

William S. Burroughs është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të gjeneratës Beat në SHBA. Beat gjenerata njihet për rebelimin ndaj moralit të amullt të klasës së mesme në Amerikën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›