Ndahet nga jeta Ernesto Sabato

Shkrimtari argjentinas me origjinë arbëreshe Ernesto Sabato ka mbyllur sytë të shtunën në Buenos Ajres. Sabato ndërroi jetë në moshën 99- vjecare, dy muaj përpara se të mbushte 100 vjec, nga komplikacione në mushkri, njoftoi për mediat argjentinase mikja e tij më e ngushtë Elvira Gonzalez Frega.
Vdekja e shkrimtarit, piktorit dhe fizikantit është një nga humbjet më të mëdha të kombit argjentinas, pasi Sabato do të mbahet mend për çmime të shumta në fushën e letrave, ndër intelektualët më të vjetër dhe një një nga mendjet më të ndritura.
Argjentinasi me origjinë nga Kalabria ia kushtoi karrierën dhe angazhimin e tij publik gjetjes së mijëra personave të zhdukur nga krimet komuniste në vendin e tij.
Edhe pse e nisi rininë si një mbështetës e më vonë sekretar i rinisë komuniste, ai do të zhgënjehehej shpejt dhe do të qëndronte i fshehur në Paris, i varfër dhe pa miq. Aty nisi edhe arti i të shkruarit për të.
Sabato u nda nga shkenca e fizikës për të cilën kishte kryer studimet dhe iu kushtua letrave dhe pikturës.
Krahas publicistikës dhe eseve, shkrimtari argjentinas vlerësohet mbi të gjitha për tre romanet e tij, “Tuneli”, “Mbi heronjtë dhe varrezat” dhe “Ëngjëlli i shkatërrimit”.
Veprimtaria letrare e Ernesto Sabatos është nderuar me çmime në Argjentinë, Amerikë, Spanjë e Itali, ndërsa të dielën qindra qytetarë kanë vendosur lule dhe qirinj pranë shtëpisë ku ai jetonte.
Aurela Papadhima