Gjendet i vetevarur me carcaf ne spital, i semuri mendor
ELBASAN- Varet me carcaf nje i semure mendor ne spitalin Psikiatrik te Elbasanit. Altin Tartari 22 vjec me banim ne fshatin Luz te Kavajes, u gjet i varur nga personeli i sherbimit, ne dritaren ne fund te korridorit te katit te dyte, te pavijonit numer 7, ne godinen e psikiatrikut. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mbremjes, kur nje prej punonjesve te personelit eshte ngjitur per te kontrolluar pacientet, por ka gjetur ne korridor trupin e pajete te pacientit. Me gjithe ndihmen e dhene nga mjeket e spitalit, ka qene e pamundur, qe ai te kthehet serish ne jete. Personeli i spitalit deklaroi se 22 vjecari kishte tentuar disa here te vetevarej me mjete rrethanore, por ishte shpetuar prej tyre. Pacienti nga Luzi i Kavajes, kishte rreth 2 vjet qe kurohej ne spitalin Psikiatrik te Elbasanit. Por sipas mjekeve qe kane ndjekur mjekimin, ai vuante nga crregullime te thella psikike, te cilat e derguan ne veteflijim. Ne vendngjarje kane shkuar policia dhe nje grup hetimor. Sipas te dhenave te eksperteve, Altin Tartari eshte varur me carcafin e shtratit te tij. Ai e ka lidhur carcafin ne nje nga ganxhat e dritares se pavijonit te shtate dhe me pas, ka hedhur lakun ne gryke. Pacienti ka vdekur nga asfiksia dhe nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi. Sipas mjekeve te spitalit Psikiatrik, forma te tilla maniake, eshte e veshtire qe te kurohen. Pacientet e kesaj grade kane fiksasione dhe ndermarrin akte vetevrasese.
F. Salliu
F. Salliu