"OMERTA"-ja MEDIATIKE PER SHKELZENIN
Programet më të rëndësishme të debatit politik në media dhe drejtuesit e tyre po anashkalojnë një superskandal si ai, me shumë gjasa, i përfshirjes së djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, në aferën sa të mistershme, aq edhe tragjike të Gërdecit. Ky alarm, i ngritur nga Mustafa Nano, në një shkrim të tij, duket plotësisht i përligjur dhe vë në pikëpyetje integritetin profesional të këtyre programeve. Sepse injorimi i fakteve tronditëse mbi tabulatet e bisedave telefonike të djalit të Kryeministrit me të gjithë kryepersonazhet e aferës së Gërdecit, pra injorimi i shpalosjes së fakteve të reja të këtij skandali, denoncon një vetëcensurim mediatik, një heshtje, një "omerta", që parathotë (frikësimin, kapjen, korruptimin?) fundin e mediave të lira në Shqipëri. Shtojmë se bëhet fjalë edhe për programe televizive dhe ekrane që pretendojnë markën e "të pavarurit". Dhe deri më sot, jo pa të drejtë. Alarmi i ngritur nga Nano evokon një rrezik në rritje që i kanoset medias private, kapjes së butë dhe të heshtur të saj (por që është më e rrezikshme se dhuna e hapur, dhuna fiskale apo mbyllja e djegia e një redaksie) nga politika dhe liderët e saj. Ndërkaq, kemi të bëjmë me një kambanë alarmi edhe për demokracinë, sepse aq sa mund të ketë diktaturë me media të lirë, po aq mund të ketë demokraci me media të kapur dhe manipuluar nga politika.
***
Duket se politikanët e kanë gjetur ilaçin e "përballimit" me median, pra, që edhe "mishi të piqet edhe helli të mos digjet". Nëpërmjet një "bashkëpunimi" prapa ekraneve me ankormenët e programeve kryesore të debatit politik, duket se është vullneti i politikës që gjithnjë e më shumë, po dikton jo vetëm se cilat tema nuk duhet të debatohen, por edhe se cilët do të jenë gazetarët që do të "përballen" në debate me Berishën, Ramën apo politikanë të tjerë. Tamam si në një rrobaqepësi, ku zgjedhin me katalog stofin dhe modelin që duan për kostum. Madje, në jo pak raste, këta liderë duket se kanë luksin t‘u diktojnë mediave edhe shmangien fare të gazetarëve dhe "përballjen" vetëm me një moderator, të cilit, nisin dhe i japin leksione pa fund mbi përsosmërinë e politikave dhe vizioneve të tyre.
Në fakt, i bëjnë propagandë bajate publikut. Prandaj shumë nga këto emisione janë shndërruar në etalonë banalë të një lirie dhe pluralizmi fals mediatik, ku nën maskën e ballafaqimit të liderëve me mediat, në fakt politika po avancon në mënyrë më të maskuar në traditën e saj të përdorimit të mediave si mjet propagande apo mashtrimi dhe jo informimi publik. Si rregull, politikanët duhet të flasin dhe përgjigjen në studio përballë gazetarëve dhe publikut jo për ato gjëra dhe çështje që duan ata, por për gjëra dhe çështje që s‘duan të flasin apo e kanë të vështirë të flasin. Kështu, Berisha duhet të japë shpjegime për tabulatet e Shkëlzenit me Delijorgjin. Gazetarët duhet "ta gërmojnë" Kryeministrin në studio, për shembull, nëse ka marrë mundimin ta pyesë të birin se ç‘punë kishte që vizitonte kaq dendur ministrin e Mbrojtjes së kabinetit të tij? Publiku do të dijë përse i biri i Kryeministrit hyn në zyrën e një ministri si në shtëpi të vet, gjë që do të ishte e pazakontë për çdo qytetar tjetër të Republikës, madje edhe për çdo gazetar. Dhe është mision i medias ta shlyejë këtë kureshtje publike, e cila nuk është qëllim në vetvete, por e vetmja mënyrë për të kuptuar kush na qeveris jetët tona dhe të fëmijëve tanë. Politikanët, kushdo qofshin, duhet të ndihen ngushtë para gazetarëve. Ky është standardi i manifestuar edhe në emisione me famë botërore, si "Hard Talk" i BBC.
Në Shqipëri po ndodh krejtësisht e kundërta. Janë gazetarët që në më të shumtën e rasteve ndjehen ngushtë para politikanëve, janë gjithnjë e më shumë drejtuesit e debateve ata që përzgjedhin me kujdes temat dhe gazetarët, në mënyrë që të mos "shkelin në kallo" ndonjë lider të fuqishëm, sepse pastaj ai mund t‘ua bojkotojë ekranin, duke mos i shkelur më në stacion. Madje, askush nga partia e tij. Për të mos folur për kërcënime dhe shantazhe të tjera fiskale të qeverisë dhe politikës ("Top Channel") mbyllje gazetash ("Tema") apo deri edhe tek orvatja më e fundit për bllokimin e tirazhit të një të përditshmeje që denoncon "Shkëlzenin", si "Gazeta Shqiptare". Nëse lejohet që politika të shantazhojë mediat dhe programet e saj me bojkot dhe mjete të tjera, liria e medias do vijë duke u ngushtuar deri në zhdukje. E kundërta duhet të ndodhë; politikani, lideri duhet të kenë frikë nga bojkoti që mund t‘i bëjnë mediat.
Shumë politikanë mund të mos e pëlqejnë morsën gazetareske të "Hard Talk", por janë të detyruar të shkojnë kur i fton ky program, sepse mosparaqitja do të thoshte mungesë transparence para publikut, një divorc me të vërtetën, një minus i rëndë politik për ta. I tillë është prestigji i këtij programi në publik, prestigj i krijuar jo me servilizëm përballë politikanëve, por me pyetje "të ashpra" që i ka detyruar jo pak herë ata të pohojnë gjëra që nuk kanë dashur t‘i pohojnë. Kryeministri Berisha vetë e ka provuar një gjë të tillë. Dhe pikërisht për skandalin e Gërdecit. Për çdo politikan duhet të jetë tepër e vështirë (Hard) të dalë para gazetarëve. Aq më tepër në një shtet si Shqipëria, me kaq probleme dhe kriza, pikërisht për shkak të paaftësisë dhe korruptimit të politikës. Ndaj, është një mjerim i vërtetë të shikosh gazetarë, që e kanë të vështirë të përballin rreptë politikanët.
***
Por nëse është politika dhe liderët e saj ata që diktojnë problematikën dhe axhendën e programeve më të rëndësishme televizive, ku është atëherë liria e medias? Nuk ka asnjë dyshim që, nëse vazhdohet në këtë rrugë, mediat private në Shqipëri (që deri më sot kanë qenë garantuese të lirisë së fjalës dhe kritikës) do të shndërrohen në kopje mjerane, edhe të turpshme, të Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, që vazhdon me propagandën banale të tipit enverist në shërbim të qeverisë së radhës. Ato nuk do të jenë më kritikuese të rrepta e të drejta të qeverisjeve dhe informuese të publikut mbi të vërtetat e hidhura që politika kërkon t‘i varrosë, por shërbëtore të pushteteve, të liderëve dhe dezinformuese të publikut. Ndërsa ankormenët e debateve politikë do të jenë tutorët, kodoshët e prostituimit mes politikës dhe medias, bashkëvarrmihës me politikanët të lirisë së medias.
Në botën perëndimore, në Evropën ku duam të shkojmë, nuk ndodh kështu dhe media ka raporte krejt të tjera me politikën e politikanët. Atje, pavarësisht presioneve të politikës apo dukurive berluskoniste në Itali, mediat dhe gazetarët arrijnë ta ruajnë integritetin profesional dhe lirinë e pushtetit të tyre nga politika. Nëse në fillimet e demokracisë moderne, gjërat në raportet media-politikë do të kishin degjeneruar në Evropë dhe Amerikë kështu si po degjenerojnë kohët e fundit në Shqipëri, sot nuk do të kishim më demokraci. Historia e gazetarisë perëndimore tregon se, në SHBA, pavarësia dhe integriteti i medias është ruajtur vetëm në përplasje pa kompromis të pronarëve dhe gazetarëve të medias me pushtetet politike dhe qeveritë. Botuesi i famshëm, Jozeph Pulitzer, shkoi në gjyq deri edhe me Presidentin e atëhershëm të SHBA, Rusvelt, për skandalin e kanalit të Panamasë. Dhe fitoi. Të mos zgjatemi me "Watergate" dhe të tjera skandale që janë denoncuar nga mediat. Sot është aksiomatike se demokracia ka mundur të mbijetojë, edhe sepse politika, liderët, presidentët nuk kanë mundur ta bëjnë median të heshtë për mëkatet e tyre apo edhe familjarëve të tyre, ngaqë nuk kanë mundur ta detyrojnë median dhe programet e saj të heshtin në radhë të parë, për skandale si ky i Gërdecit, ku djali i Kryeministrit dhe vetë Kryeministri, duken të zhytur deri në fyt. Demokracia ka jetuar, sepse pushteti i medias (jo vetëm ai i gjyqësorit) ka qenë i ndarë nga pushteti i politikës dhe jo në shërbim të politikës. Te kjo ndarje nis ajo liri që e bën politikën mëkatare të dridhet përballë gazetarëve dhe medias, ashtu si në të kundërt, skllavëria e bën median mëkatare dhe gazetarët të heshtin (omerta) përballë skandaleve të politikës. Si përballë Mafies.