E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhen 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur, me shumicë votash, gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ata janë: Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, Ivan Cukallovic nga komuniteti serb dhe Altay Suroy nga komuniteti turk. Dekretimi do të bëhet nga Presidenti Fatmir Sejdiu. Kryeparlamentari Krasniqi prezantoi listën nga ana e grupeve parlamentare. Me një konsensus, të arritur nga LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u përkrahen emrat e prezantuar nga grupi parlamentar i PDK-së. Lista u përkrah nga LDK dhe AAK, ndërsa partia tjetër opozitare, Aleanca Kosova e Re, akuzoi rëndë për mënyrën e procedimit të emrave. Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës për një mandat nëntëvjeçar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›