Çështja e territorit, e pazgjidhur për shkak të përdorimeve politike
Autori i Lajmit: red.
Socialistët shprehen për një reformë të plotë dhe të qartë mbi territorin. Deputeti socialist Ben Blushi pohoi dje se reforma mbi territorin duhet të ngrihet mbi konceptin e së drejtës që nuk është elektorale, por universale. Sipas tij, çështja e territorit, siç ka shoqëruar zhvillimet ekonomike dhe politike në 20 vjetët e fundit, do të vazhdojë të jetë një gangrenë që pengon zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Blushi theksoi se ky problem nuk po merr përgjigjen e merituar, edhe në një kontekst të rishikuar të legjislacionit shqiptar, siç është rasti i ligjit të legalizimeve. “Çështjet e territorit dhe me atë çfarë kanë ndodhur këto vite, duhet konsideruar një krim, ndryshe nga krimet e tjera në kurriz të shoqërisë, do të ketë efekte të parikuperueshme për një kohë të gjatë. Ky është një krim që një brez politik apo shoqëror, nuk merr një zgjidhje të merituar”, - tha Blushi gjatë një tryeze të organizuar dje nga fondacioni “Qemal Stafa”. Ai theksoi se zaptimi i territorit ka krijuar në pjesë të ndryshme të vendit, geto sociale brenda shoqërisë, geto të cilat janë margjinalizuar për këtë arsye, ka rritur nivelin e varfërisë në zonat nga ata që janë larguar. Deputeti socialist u shpreh se problemet me territorin kanë nisur që në vitet 1991, ku sa kishte filluar të ndodhte kjo masakër urbane, çka ka penguar në mënyrë të ndjeshme thithjen e investimeve si dhe përcaktimin e një raporti më korrekt dhe më të logjikshëm mes investimeve dhe pronës. Blushi theksoi se faktori kryesor që ka penguar Shqipërinë për të krijuar një disiplinë urbane në 20 vjet është fakti se territori është përdorur politikisht, është abuzuar, sepse ka pasur tendencë nga viti 1992, deri në 1997, ku vazhdon edhe sot, që sipas së cilës, ka ndryshim demografik të zonave të caktuara urbane. “Ky ndryshim është përdorur për të ndryshuar balanca elektorale dhe në thelb ky ka qenë qëllimi i atyre që kanë frymëzuar një proces zaptimi të territoreve”, - theksoi Blushi. Një tjetër faktor frenues, sipas tij, ka qenë përdorimi abuziv për leje banimi apo ndërtimi si dhe mungesa e një marrëveshjeje mes shtetit dhe ish-pronarëve.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008