Pranga studentit me 345 gramë hashash
Autori i Lajmit: red.
Kapet furnizuesi i studentëve me kanabis sativa. Policia e Tiranës bëri të ditur dje se specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës mbrëmë kryen arrestimin në flagrancë të Julian Lilës, 22 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Qytetin Studenti Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se arrestimi i tij u krye pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në dhomën e tij në Qytetin Studenti, u kap në flagrancë me një sasi bime të dyshuar lëndë narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në 19 pako dhe 2 qeska të gatshme për shitje. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se si provë materiale janë sekuestruar 344.4 gram lëndë e dyshuar bimë narkotike e llojit kanabis sativa, një aparat telefoni celular, ambalazhe për paketimin e lëndës narkotike, 1 rrotull natirban, e cila shërben për paketimin e lëndës narkotike. Dosja në ngarkim të të riut, i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërkohë që materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës, studenti do të qëndrojë në qeli deri në caktimin e masës së arrestit. Më pas do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse i arrestuari do të hetohet në gjendje arresti me burg apo në gjendje të lirë.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008