Dëshmitari: “Banda e Lushnjës me shkatërroi shtëpinë”
Autori i Lajmit: red.
Dëshmon në Gjykatën e Krimeve të Rënda një prej të dëmtuarve nga “bëmat” e Bandës së Lushnjës. Dëshmia ka shaktuar reagime të ashpra në sallën e gjyqit. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se dje është dëgjuar një prej dëshmive më të forta që, nëse gjyqtarët e marrin parasysh, “fundosin” Bandën famëkeqe të Lushnjës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dëshmitari Shkëlqim Haxhia ka dëshmuar dje para togave të zeza se Banda e Lushnjës, me në krye Aldo Baren, i ka djegur shtëpinë në gusht 1999. Dëshmitari pohoi se anëtarët e Bandës kanë shkuar në banesën e tij me makinë policie dhe rroba ushtarake dhe i kanë vënë flakën shtëpisë. Në dëshminë rrëqethëse, i dëmtuari ka pohuar se ai, së bashku me djalin, janë hedhur nga dritarja për t i shpëtuar një tragjedie të mundshme. Por në 2005-ën djali i Haxhisë vritet në rrethana misterioze, një krim ende i pazbardhur. Dëshmia e Haxhisë shkaktoi reagimin e njërit prej anëtarëve të bandës, Rexhep Ginës. Kjo cilësohet si një nga dëshmitë më të forta në procesin ndaj Bandës së akuzuar për një sërë veprash penale. Në Gjykatën e Krimve të Rënda po shqyrtohet çështja për një pjesë të bandës, pasi disa prej tyre kanë marrë një vendim të formës së prerë nga drejtësia. Ndërsa kreu i tyre ndodhet i arrestuar prej më shumë se dy vjetësh në Turqi për një sërë veprash të rënda penale.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008