"Bursa" punësoi 969 persona?
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:03
Aleanca Kosovare e Bizneseve, të martën ka prezantuar rezultatet e të punësuarve nga Bursa e Punësimit.
Sipas të dhënave të kësaj organizate, nga 6 mijë e 836 aplikacione, sa kanë qenë gjithsej, janë punësuar 969 persona.
Punësimi thuhet se është bërë kryesisht në sektorin e agrobiznesit, ndërtimtarisë dhe në sektorin e teknologjisë informative. Kjo bursë e punësimit organizohet për të disatën herë në Kosovë.