E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa studimi në Japoni

Qeveria japoneze, në kuadër të “Programit të Bursave”, u ofron studentëve shqiptarë një bursë për studimi pasuniversitare kërkimore për në universitetet e Japonisë, për vitet akademike 2009-2011, duke përcaktuar fushat e studimit sipas specialiteteve përkatëse, në shkencat shoqërore dhe humanitare si: letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë, artet e bukura.

Në shkencat natyrore si: shkenca të pastra ekzakte, inxhinieri, bujqësi, peshkim, mjekësi, stomatologji, ekonomik etj. Sfera e studimit për të cilën do të aplikohet të jetë e njëjtë ose e lidhur me degën për të cilën aplikanti ka mbaruar studimet. Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Kandidatët që janë të interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një informim më të hollësishëm dhe për të tërhequr formularët. Informacioni dhe dokumentacioni mund të gjendet edhe në faqen e internetit www.studyjapan.go.jp/en/toj/toj0307e.htlm+#3. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë është data 10 qershor 2008.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›