Procedurat për regjistrimin e një biznesi
Taksat dhe tarifat vendore, ku duhen paguar
Ndarjet përkatëse për biznesin e madh dhe të vogël
Regjistrimi i biznesit është një akt jo vetëm i detyrueshëm ligjor, por edhe pjesë e transparencës në ushtrimin e aktivitetit tuaj. Në secilin rast, si për bizneset e mëdha, ashtu edhe për ato të vogla, regjistrimi pranë zyrave përkatëse bëhet për efekte fiskale.
Regjistrimi
Zyra e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR-së) është detyrim ligjor për biznesin tuaj. Fillimisht, ju duhet të paraqiteni dhe të aplikoni për regjistrimin e biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) me adresë rruga “Ismail Qemali” mbrapa Kryeministrisë ose sportelit të saj pranë Bashkisë së Tiranës, duke u paraqitur me dokumentin e identifikimit. Më pas, duhet kryer regjistrimi fiskal i biznesit tuaj në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore. Pas regjistrimit të biznesit në QKR, duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore me qëllim regjistrimin për efekte fiskale.
Dokumentet e nevojshme janë: ekstrakti i regjistrimit i marrë nga QKR-ja, një kopje e numrit të identifikimit të subjektit (NIPT-i) lëshuar nga QKR-ja, një fotokopje e dokumentit të identifikimit, dokumentet e pronësisë, fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qiramarrës, bashkangjitur, planimetria e objektit dhe m2 të saj, fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet, së bashku me planimetrinë përkatëse, dokumente të tjera për rastin e shoqërive tregtare të ashtuquajtura Biznes i Madh, akti i themelimit të shoqërisë, statuti i shoqërisë.
Taksat
Drejtoria e Përgjithshme dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ka vendosur se sa do të jenë detyrimet që secili biznes duhet të paguajë. Përllogaritja e detyrimit tatimor për vitin tatimor 2008 për biznesin tuaj (Taksa e Pasurisë, Taksa e Gjelbër, Tarifa e Pastrimit etj.) përllogaritet në bazë të niveleve treguese të miratuara nga Këshilli Bashkiak në mbështetje të kategorizimit të veprimtarisë (tregti, shërbim, prodhim etj.).
Kështu, për kategoritë e Biznesit të Vogël, përllogaritja e Taksës Vendore të Biznesit të Vogël kryhet në mbështetje të nivelit të qarkullimit vjetor të deklaruar nga subjekti dhe niveleve të miratuara për çdo kategori aktiviteti nga ligji dhe vendimi i Këshillit Bashkiak. Me anë të një formule ku qarkullimi duhet të jetë deri në 2 milionë lekë nivel fiks për çdo kategori dhe nëse është më i madh se 2 milionë nivel fiks deri 2 milionë + 1.5 % e vlerës së mesit të intervalit 2-8 milionë. Nga këto detyrime përjashtohen ambulantët, të cilët vazhdojnë me kuotë fikse, pavarësisht nivelit të xhiros dhe llojit të tregtisë ambulatore, si dhe subjektet e transportit me kuotë fikse, por në raport me llojin e mjetit dhe shërbimit të transportit. Njoftimi i detyrimit tatimor i subjektit tuaj[, pasi përgatitet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, njoftohet dorazi (data e njoftimit) nëpërmjet inspektorëve ose më anë të postës (data e njoftimit, 10 ditë pas njoftimit të postës). Ndërsa pagesa e detyrimit tatimor duhet të paraqitet pranë çdo banke të qytetit të Tiranës, duke dhënë të dhëna të sakta si NIPT-in tuaj, shumën e paguar për çdo taksë dhe tarifë vendore sipas afateve të përcaktuara.
Somario
Dokumentet që duhen pas regjistrimit të biznesit në QKR për tek Drejtoritë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore
1. Ekstrakti i regjistrimit i marrë nga QKR-ja
2. Një kopje e numrit të identifikimit të subjektit (NIPT-i) lëshuar nga QKR-ja
3. Një fotokopje e dokumentit të identifikimit
4. Dokumentet e pronësisë
4.1 Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qiramarrës, bashkangjitur planimetria e objektit dhe m2 të saj
4. 2 Fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet, së bashku me planimetrinë përkatëse
5. Dokumente të tjera për rastin e shoqërive tregtare të ashtuquajtura Biznes i Madh
5.1 Akti i themelimit të shoqërisë
5.2 Statuti i shoqërisë