Sigurimet shëndetësore, shërbimet që përfitohen
Shërbimet përtej paketës bazë si, shërbimi stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetiste etj. do të mund të blihen dhe paguhen përmes operatorëve privatë në tregun e sigurimeve shëndetësore.
Një tjetër sfidë, sipas MSH-së, është zhvendosja e balancës së kujdesit shëndetësor nga niveli dytësor në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor, si dhe identifikimi e marrja e masave të duhura për rritjen e kredibilitetit të Kujdesit Shëndetësor Parësor.
Në këtë kuadër logjik të reformës, është adaptuar decentralizimi dhe autonomia e Kujdesit Shëndetësor Parësor me kahe drejt formave të partneritetit publiko-privat. Në vitin 2007 të gjitha qendrat shëndetësore kaluan në njësi autonome me kontratë me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Ndërkohë, projektligji "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë" parashikon sigurimin e kujdesit shëndetësor parësor nëpërmjet një rrjeti të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, bazuar në principet e mjekësisë familjare. Në projektligj parashikohen mekanizmat rregullator që do të garantojnë cilësinë e shërbimeve në kujdesin shëndetësor parësor si, licencimi, akreditimi, edukimi në vazhdim, sistemi i informacionit etj.
Qartësisht sanksionohet veprimtaria private në fushën e shëndetësisë krahas veprimtarisë publike, duke hapur rrugën për formalizmin dhe standardizimin e veprimtarisë private të deritanishme dhe nxitjen e formave më të sofistikuara të kësaj veprimtarie.