E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sensibilizim ndaj alkoolit dhe drogës

Sot në të gjithë vendin fillon "Java e Sensibilizimit për Dëmet nga Alkooli dhe Droga", për të cilën drejtoritë e shëndetit publik në rrethe do të përgatisin një sërë aktivitetesh, me synim ndërgjegjësimin e opinionit publik për ndikimin negativ që ka përdorimi i alkoolit dhe i drogave në shëndet. Aktivitetet nga 7-14 qershor do të apelojnë mesazhe kundër drogës dhe alkoolit.

Bazuar në një studim të fundit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se rreth 40 për qind e meshkujve nga mosha 20-49 vjeç konsumojnë alkool çdo ditë ose pothuaj çdo ditë, ndërsa tek gratë dhe vajzat, kjo shifër është shumë më e ulët, rreth 5 për qind. Aktualisht, rreth 2.1 për qind e popullsisë në rrethet kryesore të vendit bëjnë pjesë në kategorinë e alkoolisteve të rëndë, sipas studimit "Mbi përdorimin e alkoolit".

Ndërsa përdoruesit e drogave, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë në rreth 30 mijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›