Dafina “boom” me “My Swag”, gati duet me Getin
Dafina Zeqiri që po korr suksese të njëpasnjëshme me këngët e saj, tani do të ketë edhe një bashkëpunim të ri me këngëtarin Getoar Selimi. Ajo sapo ka lançuar këngën “My Swag”, e cila është realizuar në dy gjuhë, në shqip me tekst të ‘Lyrical Son’ dhe anglisht nga Drin Zatriqi, që tashmë është publikuar, dhe këto ditë ajo thotë se do ta prezantojë edhe versionin shqip. Kënga duet me Getin nuk është emëruar ende, mirëpo ka gjasa të emërohet “D&G”, dhe është e realizuar në studion e Enis Preshevës. “Pas lançimit të këngës ‘My Swag’ ,vendosa të realizoj edhe një këngë-duet me Getin, që besoj se do të pëlqehet në publik. Kjo këngë do të ketë edhe videoklipin”, - ka thënë ajo për mediat në Kosovë. Dafina së fundi ka prodhuar videoklipe të njëpasnjëshme mjaft të shtrenjta. Sipas Dafinës, kënga bashkë me Getin do të jetë paralajmërim i albumit, i cili do të lançohet gjatë këtyre javëve dhe përmban 10 këngë. “Albumi im quhet ‘Just Me’, i cili do të jetë me plot risi për adhuruesit e mi”, - thotë ajo. Nga ana tjetër, lidhja e saj me Krenarin thotë se është duke funksionuar për mrekulli.