Zana Krasniqi: Ja si e ruaj dashurinë në distancë
Zana Krasniqi ka pranuar më në fund të flasë për dashurinë. “Miss Kosova 2008”, modelja e parë që prezantoi shtetin e saj në një kompeticion bukurie, natyrisht që ka një të dashur, por pa folur me emër e mbiemër, ajo ka bërë me dije se dashuria e tyre në distancë arrin të mbijetojë vetëm falë disa sekreteve të vogla. “E dua shumë dhe nuk mund të qëndroj larg tij më tepër se 2 javë. Kur nuk jam me angazhime pune, më së shumti përpiqem të gjej kohë për të folur me të, si dhe me familjen. Mendoj se kështu ia di vlerën më shumë tjetrit dhe dashuria bëhet më e bukur. Lidhja jonë funksionon në këtë mënyrë: njëherë në muaj takohemi me patjetër, zakonisht takohemi në Londër, pra as në Amerikë e as në Kosovë”, – ka thënë ajo, duke na lënë të kuptojmë se djaloshi nuk jeton në SHBA, ku ajo është vendosur prej kohësh. Së fundmi, Zana ka lidhur një kontratë me agjencinë e modës “Vilhemina” në Nju Jork, që me shumë mundësi do t’i hapë asaj edhe rrugët e suksesit drejt kinematografisë. Shtypi rozë ka shkruar më parë se i dashuri i Zana Krasniqit, njihet edhe si një ndër “muzat” e fotografit Fadil Berisha.