Retro/Press: Gjindarmeria shqiptare si organ i policis gjyqsore
Gjindarmeria, siç dihet pos detyrave të policis administrative d.m.th të mbajtjes të rregullit material të jashtmë me anën e aplikimit prevetiv të ligjave dhe rregullorev, ushtron, në konfirmitet me disponimet e Procedurës Penale, edhe funksionet e policis gjyqsore si ndihmëse e autoriteteve gjyqsore dhe si e tillë gjyrmon delikete që policia administrative nuk ka mundur t’i ndalojë, mbledhë provat dhe i dorzon fajtorët gjykatave, të ngarkuara me aplikimin e sanksioneve ligjore. Edhe në këtë fushë gjindarmëria Shqyptare ka plotësuar detyrën e saj me besnikëri. Këtë fakt, të njohur prej të gjithëve, e dishmojnë fushat dhe mallet t’ona në të cilat organet e gjindarmërisë, kanë themeluar autoritetin Shtetnor, por e pohojnë dhe të huejt që kanë vizituar vendin tonë, të cilët kanë konstatuar dhe konstatojn se në Shqipërin e lirë nuk ka vend për keqbërsit e çdo lloi. Në istorin e vendosjes të rregullit dhe të paqes së mbrendëshme në Shtetin t’onë të rilindur, dhe në përhapjen e qytetërimit, gjindarmëria Shqiptare, juridiksioni i së cilës shtrihet në të gjithë, po thuaj, Mbretërinë, me përjashtim të disa qyteteve, ka shkruar faqe të bukura dhe i ka shkruar jo vetëm me mundime material dhe morale të mëdha, por edhe me gjakun e shtrënjtë të pjestarve të saj, të shumëtë dhe të zgjedhur, të cilët të shtytur nga shpirti i një abnegasioni të pashoq, kanë rënë viktima në fushën e nderit tue mbrojtur jetën, nderin dhe pasurin e nenshtetasve dhe tue përhapur qytetërimin në anët ma të largëta të Shqipris. Por siç dihet, përparimi nuk sjell vetëm të mira. Autorë të përmendur dhe posaçërisht G. Guilhermet, Profesor i Shkollës Psikollogjike në Paris dhe autor i disa librave me randësi, në librin e tij “Si bëhemi kriminela” thekson se paralelisht me përparimin teknik, edhe krimineli perfeksionon mjetet e tij dhe me të vërtetë se me qytetërimin vjen nji paksim i ngjarjeve deliktuale të dhunëshme, por njikohësisht shtohet nji kategori tjetër deliktesh si mashtrimet, falsifikimet etj, dhe në kryemjen e këtyre konstatohet mjeshtëri e hollë e autorit dhe prandaj për zbulimin dhe dënimin e tij kërkohen jo vetëm mundime të mbëdha por edhe mjete teknike të plota. Nga të gjitha këto arsye, në shumicën e shteteve kan importuar methudha sientifike në gjurmimin e fajeve dhe këto kanë influencuar hetimin penal në shumë pika, si në konstatimet e para, që pasojnë zbulimin e ndonji delikti, si në klasifikim e mjetit provonjës tr’indicieve, si, gjith ashtu, në kontrollimin e deponimeve të dëshmitarëve dhe në këtë mënyrë asht krijuar një trup siantifik i emruar “policia shqencore” ose ma mirë “policia teknike”, themelonjës më kryesorë te secilit janë Lacassagne dhe shkolla medikoligjore e Lionit, Bertillon, Haus Gros, Rreiss dhe institute i policiës Siantifike të Lozanës, Stackis i Lieges, Ottolenghi dhe Shkolla Policore e Romës etj. “Policia Teknike”, tue zbatuar në laboratorët e saj rezultatet biologjike dhe zbulimet e fundit kimike, ka mundur të arrij në identifikimin e kriminelevet eksluzivisht me anën e gjurmave dhe shenjave që lenë këta, passi asht aksiomë e pakontestuar se dëshmitarët e vetëm që nuk gabohen dhe nuk gabojnë janë dëshmitarët pa gojë, me konditë që të dijë kush t’interpretojë. Dhe në këtë mënyrë kanë arritur t’identifikojnë fajtorët me anën e gjurmave të gishtërinjve (empreientes digitales) etj, dhe të zbulojnë përsëritësit me anën e sistemit anthropometric që e quajnë nga emri i krijonjësit të tij Alfon Bertillon, Bertillonage. Sistemet e ndryshme dhe mjetet e shumta teknike që përdoren gjetkë për zbulimin e faitorëve nuk mundet të rreshtohen këtu, 1) Gjith ashtu nuk është vendi të shpiegohet në çmënyrë këto mundet të jenë t’aplikueshme dhe ndër ne, passi do të duheshin shtylla të shumta dhe qëllimi i këtyre rradhëve asht tjetër, paralelisht me ekzaltimin e drejtë të shërbimeve, që gjendarmëria jonë ka sjellur deri më sot si organ i Policis Gjyqsore, të theksohet randësia e “Policis Teknike” në ndjekjen e kriminalitetit. Vetëm meriton të shënohet se përfitimi nga gjurmat e mollëzës së gishtrinjve (empreintes digitales) dhe aplikimi i Bettijonazhit që janë të domosdoshme, si do ta ç’ojmë edhe kompetentët, nuk kërkon shpenzime tepër të rënda, sa që të mos jetë e mundur të disponohen në gjendjen e sotme të gjërave. Por duhet të jemi të sigurtë se me aplikimin e këtyre methudhave edhe nër ne, gjindarmëria jonë do të pajoset me mjetet e duhura për gjyrminin e faktoreve, gjyrmimit të cilëve, duhet t’i ipet randësia e posaçme, pse përmban rrezikun e gabimeve gjyqësore dhe rezikun e dënimit të njerëzve të pafajshëm, paralelisht me rrezikun e shpëtimit të fajtoreve të vërtetë, në dëm të rregullt të përgjithëshem.
1). Rreth kësaj lënde eksiston nji bibliografi e gjërë; shif sidomos: A. Bertillon, Identification anthropometrique. Instructions signaletique. Nelum 1893. Edmond lorald l’enquete criminelle et les methotes scientifiques Paris 1920; De Rechter Note de technique dactyloscopique: Idem; L’evolution de l’ekspertise enecritures 1992; Tamellini: Mnauale di polizia giudiziaria Milano 1912 etj. Ndaj nesh Kap. I.Z.I Rika në librin “Policia shqencore nxierëë nga sinosse Italiane” shpjegon me kujdesi disa nga mjetet siantetike të përdorura prej policis shoqnore, dhe prej ktij mundet të rekurojnë në tekste të huaja.