E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 9 tetor 1962 Pavarësia e Ugandës

Që nga 1500-ta u themelua një formë shtetërore nga Hima, dhe nga 1660-ta u njoh edhe si Buganda. Ky vend i nënshtrohet sundimit britanik më 1890, dhe nga 1922-ta në letrat e europianëve paraqitet si pjesë e Afrikës Lindore Britanike. Shpallja e pavarësisë së Ugandës është bërë më 1962 nën presidentin e shtetit, mbretin Mutesa II, i cili më 1966 u rrëzua nga M. Oboti (M. Obote). Pas këtij ndiqet një drejtim i një lloj socializmi autoritar, i cili nga viti 1971 deri më 1979 shndërrohet në diktaturë. Pas periudhës së diktaturës, pason zgjedha ushtarake e drejtuar nga Idi Amin Dada, zgjedhë e cila merr fund me kthimin e Obotit në vitin 1980 (deri 1985). Me ndihmën e një puçi ushtarak, vjen në fuqi presidenti Y. Museveni (nga 1986-ta), i cili ndërmori disa reforma ekonomike dhe politike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›