E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat e Bashkimit Evropian fitojnë 22 studentë shqiptarë



Studentët shqiptarë kanë pasur shumë sukses në programin e Bashkimit Evropian të bursave të Arsimit të Lartë Erasmus Mundus. Për këtë vit, nga 79 aplikime on-line të bëra nga studentët tanë, rezultuan fitues të bursave me një fond prej 1 milion Euro, 22 aplikantë. Nisur nga numri i studentëve fitues në raport me popullsinë e vendit, Shqipëria del vendi i parë në Ballkanin Perëndimor e ndjekur nga Serbia dhe Koracia. Aplikimi i studentëve shqiptarë u mundësua pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE. Erasmus Mundus është një program i posaçëm për studentët që kanë studiuar disa vite në vend, për shembull, për Inxhinieri dhe dëshirojnë të ndjekin studimet në degë të njëjtë apo të përafërt në universitetet të BE si në Gjermani, Francë, Hollandë, etj. Këto programe konsistojnë në shkëmbimet dhe mobilitetin e stafit akademik dhe te studentëve (transferime të studimeve) për të gjitha nivelet. Të gjitha aplikimet për këtë program kryhen on-line dhe të gjithë të interesuarit mund të gjejnë më tepër informacion në adresën http://ec.europa.eu/education/programmes/mundus/faq/faq1_en.html.

2 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›