Kursi i këmbimit, leku zhvlerësohet ndaj valutave të forta
27/05/2010 Tregjet
Leku është zhvlerësuar sërish ndaj valutave të forta dhe veçanërisht të dollarit. Monedha amerikane ka shënuar dje një tjetër rritje të ndjeshme duke ju afruar kuotës së 112 lekëve. Luhatjet në kursin e këmbimit janë ndikuar nga ecuria e bursave ndërkombëtare. Në këto të fundit, euro është dobësuar kundrejt monedhës amerikane duke u këmbyer me 1 dollar e 22 cent. Në tregun tonë të këmbimit dollari është forcuar ndjeshëm, ndërsa rënia e euros ka qenë e lehtë. Përballë dy valutave të forta, leku shqiptar paraqitet i zhvlerësuar. Kështu në agjencitë valutore dollari blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 111.8 lekë, ndërsa euro këmbehet me 136.5 lekë në blerje dhe me 137 lekë në shitje. Forcimi i dollarit nuk ka efekte të dukshme në ekonominë tonë, e cila është e orientuar drejt euros. Gjithsesi edhe në nivelet aktuale monedha e përbashkët evropiane konsiderohet e fuqizuar kundrejt lekut. Ky është një lajm jo i mirë për klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi do të paguajnë më shumë për këstet mujore ku normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit. Megjithatë, sipas ekspertëve, pritet që gjatë ditëve në vijim euro të vazhdojë të bjerë në raport me dollarin amerikan.