E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat evropiane në rënie të lirë

Bursa e Londrës ra me 5 për qind, Frankfurti me më tepër se 6 për qind, Parisi humbi rreth 4 për qind, Madridi ra me më tepër se 3 për qind ndërsa Milano rreth 2 për qind.

Pavarësisht mobilizimit të përgjithshëm të udhëheqësve politikë, me në krye Presidentin amerikan Barak Obama dhe të disa bankierëve të bankave qendrore të globit, spiralja në rënie ka rifilluar pa ndërprerje në tregjet financiare.

Të pa qetësuar nga fjalimi i djeshëm i Obamës, i cili mbrojti statutin e Shteteve të Bashkuara pas uljes së vlerësimit të vendit nga agjencia “Standard & Poor’s”, investitorët janë kthyer tashmë nga Rezerva Federale, që mbledh sot komitetin e vet të politikave monetare.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 15:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›