E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja, tërheq personelin nga Siria

Organizata e Kombeteve të Bashkuara ka tërhequr nga Siria, një pjesë të personelit, pasi forcat e presidentit Bashar al-Asad po vazhdojnë të godasin kryengritësit kundër regjimit të tij. Koordinatori i posaçëm i OKB-së për Libanin, Majkëll Uilliams, tha në një deklaratë se 26 anëtarë të personelit bashkë me familjet e tyre kanë lënë Sirinë.
 

Uilliams tha gjithashtu se është shumë i shqetësuar me situatën në qytetin bregdetar Latakia, ku aktivistët thonë se 36 vetë janë vrarë në një sulm ushtarak, i cili filloi të shtunën. Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se trupat siriane arrestuan dhjetëra njerëz në Latakia dhe në Damask gjatë natës. Aktivistët vlerësojnë se së paku 1700 vetë janë vrarë në Siri që nga fillimi i protestave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›