E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamurras, shkëndija elektrike, djeg 2 makina

2 makina janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Një makinë tip furgon dhe një tjetër tip kamionçinë janë djegur në Mamurras. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
 

Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të shtyllës së tensionit të lartë, kur një kabull elektrik është shkëputur dhe ka rënë tek furgoni, i cili ka marrë menjëehërë flakë. Ndërkohë që edhe makina tjetër që ka qenë e parkuar pranë furgonit, është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Zjarrëfikëset nuk kanë mundur të shuajnë dot zjarrin në momentet e para, dhe dy makinat janë djegur plotësisht.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›