Zvicra mbeshtet prodhimin BIO
Qeveria zvicerane do te financoje nje fond prej 2,1 milione franga zvicerane, per te kontribuar ne permiresimin e situates ekonomike te popullsise qe jeton ne zonat rurale ne Shqiperi, nepermjet shfrytezimit te qendrueshem te burimeve natyrore ne vendin tone dhe stimulimin e prodhimeve BIO. Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Jemin Gjana dhe ambasadorja e Konfederates Zvicerane ne Shqiperi, Yvana Enzler, nenshkruan dje, ne Tirane, marreveshjen e bashkepunimit mes dy vendeve, per "Mbeshtetjen e Bujqesise se Qendrueshme ne Shqiperi". Fondi prej 2,1 milione franga zvicerane do te menaxhohet nepermjet Institutit Kerkimor te Bujqesise Organike, i ngarkuar per te zbatuar projektin "Per Mbeshtetjen e Bujqesise se Qendrueshme ne Shqiperi" (SASA). Nepermjet ketij projekti do te synohet rritja e aksesit ne tregje dhe sherbime te fermereve shqiptare, per prodhimin e produkteve BIO si fruta, perime, vaj ulliri dhe vere. Projekti do t'u jape keshilla fermereve qe jane te interesuar per prodhime BIO nepermjet shoqates "Bio-Adria". Nderkohe qe ne qender te punes te tij, do te jene inspektimi dhe certifikimi per te siguruar produkte te etiketuara dhe me cilesi te larte nepermjet struktures Albinspekt. Bashkepunimi me qeverine zvicerane, ne fushen e bujqesise, pritet te jape impakt dhe te kontribuoje ne permiresimin e konkurrueshmerise se produkteve organike bujqesore ne tregun shqiptar dhe ate te huaj. Nderkohe, Zvicra eshte nje nga shtetet kryesore, ku fermeret shqiptare eksportojne produkte bujqesore BIO.