Romano Prodi viziton sot Shqipërinë
Autori i Lajmit: red.
“Vizita e Prodit në Gjirokastër do të bëhet pas ftesës që i ka bërë Bashkia e qytetit, Këshilli i së cilës një vit e gjysmë më parë i ka dhënë politikanit të njohur titullin “Nderi i qytetit”, nisur nga kontributi i madh i Romano Prodit në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe qetësisë në vendin tonë në ngjarjet e rënda të vitit 1997”
Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, do të vizitojë sot Shqipërinë. Ai do të dalet në Tiranë, Sarandë e Gjirokastër. Lajmi konfirmohet edhe nga burime zyrtare të Bashkisë së Gjirokastrës, sipas të cilave, Prodi ka konfirmuar vizitën e tij në qytetin e gurtë. Vizita e Prodit në Gjirokastër do të bëhet pas ftesës që i ka bërë Bashkia e qytetit, Këshilli i së cilës një vit e gjysmë më parë i ka dhënë politikanit të njohur titullin “Nderi i qytetit”, nisur nga kontributi i madh i Romano Prodit në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe qetësisë në vendin tonë në ngjarjet e rënda të vitit 1997. Në përpjekjet e tij të mëdha për normalizimin e situatës dhe përfundimin e përplasjeve të mëdha politike, Prodi vizitoi edhe Gjirokastrën në ato kohë, në cilësinë e kryeministrit italian.
Vizita
Ish-kreu i qeverisë italiane do ta nisë vizitën e tij në Shqipëri me pjesëmarrjen në aktivitetin “Zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, integrimi i Shqipërisë”, i organizuar nga Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli (Çobo). Prodi dhe Topalli do të mbajnë nga një fjalë në këtë konferencë. Konferenca do të moderohet nga prof. Tritan Shehu dhe pritet të përshëndesin rektori i Universitetit ZKM, prof. Paolo Ruati, ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Saba d Elia, si dhe prof. Karlo d Adda nga Universiteti i Bolonjës. Ish-Kryeministri i Italisë, ka qenë për herë të fundit në Tiranë dhjetorin e vitit të kaluar.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008